Studimi, bëni shumë postime në
Facebook? Ja kuptimi zhgënjyes

Studimi, bëni shumë postime në<br />Facebook? Ja kuptimi zhgënjyes
Një studimi i ri ka zbuluar se njerëzit që postojnë përditësime të statuseve në Facebook lidhur me partnerët e tyre romantike, kanë vetëbesim të ulët ndërsa  ata që hedhin foto nga palestra besojnë se janë të rëndësishëm.

Psikologët në Universitetin Brunel në Londër kanë bërë një anketë me  përdoruesit e Facebook për të parë se çfarë thonë për ta, përditësimet e tyre të statusve në Facebook.

Në studim u përfshin 555 njerëz.

Në përfundim doli se njerëzit, të cilët mburrem për jetën e tyre në çift janë më të pasigurt, ndërsa  të varurit pas palestrës janë dhe të varurit pas një jete sa më të shëndetshme janë zakonisht narcist.

Ky studim zbuloi se:

-Njerëzit me vetëbesim të ulët shumë shpesh postojnë përditësime të statuseve në lidhje me partnerin e tyre aktual
-Shpesh narcistët  postojnë arritjet e tyre,  gjë e cila motivohet nga nevoja e tyre "për vëmendje dhe për tu dukur të vlefshëm nga komuniteti  i Facebook"
-Këto përditësime gjithashtu  marrin edhe një numër më të madh të pëlqimeve dhe komente, duke  forcuar edhe më shumë ndjenjën e të gjithëpushtetshmit tek narcistët.

-Narcistët shkruajnë gjtihashtu më shumë statuse për dietën dhe ushtrimet e tyre rutinore.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve