Studimi më i ri/ Zbulohet molekula '3 në 1' që mund të mposhtë COVID-19

Studimi më i ri/ Zbulohet molekula '3 në 1' që mund të mposhtë COVID-19

Shoqata Italiane e Farmakologjisë (Sif) ka njoftuar se mund të ketë një kurë për pacientët me forma të rënda të infeksionit nga Covid-19 falë një ilaçi që sot përdoret për trajtimin e  pankreatitit akut. Për momentin është vetëm një hipotezë që duhet të vlerësohet nga bota shkencore dhe klinike.

E njohur me emrin Gabesat, molekula ka njëkohësisht ka tre funksone themelore për trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi, ka efekte antiinfimatore, antigripale dhe antikouglante

Presidenti i Sif, Giorgio Racagni farmakolog klinik në Universitetin e Campania Vanvitelli dhe anëtar i Sif, tha se “Sipas specialistëve farmakolog Gabesat apo me emrin komercial Foy, është pjesë e molekulave që i përkasin kategorisë së serpineve dhe në praktikën klinike përdoret për trajtimin e pankreatitit, koagulimit intravazal dhe njëkohësisht si një antikoagulant në hemodializë.

Kërkimet gjermane

Në Gjermani Gabesat ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Disa studiues gjermanë kanë izoluar virusin Sars-CoV-2 nga një pacient dhe kanë testuar mbi të molekulën Gabesat, duke ditur se ajo mund të bllokojë hyrjen e virusit në qelizat e mushkërive.

E veçanta e molekulës Gabesat është se ajo ka tre funksione në një: është antiinflamator, ka fuqi antiplumbetike dhe është gjithashtu antikoagulues, pikërisht si Heparina antikoaguluesi tjetër i cili ka nisur të testohet te 300 pacientë në Itali dhe që konsiderohet si Ilaçi i Shpresës.

Një nga problemet më të mëdha të shkaktuara nga koronavirusi është mosfurnizimi i mushkrive me oksigjen, pasojë kjo e mos furnizimit me gjak, gjë e cila te të sëmuret nga Covid pas infektimit ka pësuar koagulim intravaskular. Pikërisht këtu hyn në lojë molekula Gabesat. Në Itali, ilaçi me emrin tregtar Foy shitet në formën e infuzionit intravenoz.

Komisioni Shkencor i Aifa po vlerëson gjithashtu përdorimin e Opaganip, një trajtim anti-inflamator dhe antiviral ende nën eksperiment që do të ishte e dobishme kundër inflamacionit të mushkërive, veçanërisht pneumonisë. Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të spitalit Spallanzani në Romë dhe Toscana Life Sciences në Siena kanë nisur një projekt që synon të përdorë pacientët e shëruar për të gjetur terapi. Ideja është që të klonohen antitrupat monoklonalë nga njerëzit e shëruar.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes