Studio Live/ Pensionet Shqipëri-Itali, Ekspertët: Politika italiane është ndërgjegjësuar për kontributin e shqiptarëve! Trajtim i barabartë

Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe pritet të miratohet nga parlamenti Italian.

Fatos Çoçoli në ‘Studio Live’ shprehet se ky është lajmi më i mirë i mundshëm, pasi marrëveshja për pensionet nuk është bllokuar dhe hapet rruga për përfituesit shqiptarë, që janë rreth 500 mijë.

'I ka dhënë Ok Senati italian, sepse pa fonde çfarë mund të bëhet?! Kjo është lajmi më i mirë i mundshëm, sepse nuk mundej të mendohej nga opozita italiane të kishte kontradita apo kundërshtim dhe të përdorej mekanizmi i bllokimit. Gjë e tillë nuk ka ndodhur. Të gjitha palët kanë qenë pro. Dhe është e kupteshme, është e ndërgjegjësuar e gjithë politika italiane për kontributin e shqiptarëve.'

Më tej Çoçoli shton për Arbër Hitajn se përfitues janë edhe ata shqiptarë të cilët kanë punuar në Itali e më pas kanë emigruar drejt vendeve të tjera si Gjermania apo Britania.

'500 mijë qytetarë shqiptarë përfitojnë. Përfitojnë jo vetëm ata që janë sot atje, që janë pjesa më e madhe 380 mijë. Përfitojnë dhe qytetarët shqiptarë që kanë mbaruar periudhën e të punësuarit atje në Itali dhe janë kthyer në Shqipëri ose kanë kaluar emigracion në një vend tjetër. Që kanë shkuar në Gjermani nga Italia ose në Britani. Edhe ata përfitojnë pensionin, që kanë qenë me kontrata të rregullta. Praktikisht është një çështje kohe. Besoj se do jetë brenda këtij viti votimi, dhe kthehet në ligjit. Është një lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.'

Eksperti Eduart Gjokutaj thekson se ka një trajtim të barabartë në marrëveshje mes shqiptarëve në Itali dhe italianëve që përfitojnë në Shqipëri.

'Për Shqipërinë është miratuar që herët dhe ka hyrë në fuqi. Vjen pas një procesi të gjatë, janë rakorduar palët. Ke përftimin e shqiptarëve që bashkojnë periudhat e sigurimeve, kontingjent i një moshe të caktuar. Kanë 20 vite pune, ndërsa në Shqipëri minimumi është 15 vite dhe natyrisht bashkimi i periudhave, trajtimi i barabartë duke ulur barrierat e procedurave. Mund të aplikohet për pensionin në Itali në një agjensi shqiptare dhe anasjelltas dhe natyrisht do marrin ato pensione që meritojnë.'

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?