'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

TIRANË - Deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë, ishin të ftuar në ‘Studio Live’ ku folën për ecurinë e Shqipërisë në BE, por edhe për zhvillimet e fundit politike në rajon. Qefalia thekson për Arbër Hitajn se 35 grupkapitujt e detyrueshëm do të hapen brenda 2027, e në 2030 do ndodh anëtarësimi.

'Është fakt, zhvillimet e fundit mes qeverisë dhe BE-së solli si domosdoshmëri për të sjellë në vëmendje që Shqipëria është në rrugën e duhur, ka ecur në mënyrë ritmike. Shqipëria po bën hapat e duhur për në BE. Kemi nënshkrimin e marrëveshjes e BE me ministrinë e Mbrojtjes, lidhur me mbrojtjen kibernetike. Edhe takimi i nesërm me BE-në, do bëjë të mundur që Shqipëria sipas projeksionit, deri më 2027, 35 kapitujt e detyrueshëm për tu kaluar në legjislacion do kalohen. Por edhe premtimi për ta çuar Shqipërinë në BE në 2030.'

Sipas tij, reformat e Shqipërisë janë të dukshme.

'Reformat janë të dukshme. Nuk është vetëm reforma në drejtësi. Ka dhe të tjera që kanë të bëjnë me stabilitetin e Shqipërisë në rajon, vend i një mundësie si shembull për gjithë rajonin. Po ecim me ritëm të barabartë si Kroacia në BE. Kemi bërë progres goxha pozitiv.'

Hasanaj e sheh përparimin e Shqipërisë në BE jo aq me përparimin e vendit, se sa me situatën gjeopolitike dhe se Shqipëria siguron stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

'Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë në përparimin, mekanikën si ka përparuar. Tjetër pastaj substanca. Shqipëria ka 3 reforma kryesore, mirëqenia, infrastruktura dhe reforma në drejtësi. Nëse meritojmë vendin në BE, dhe prevalon performanca në krahasim me rajonin. Bëjmë një fakt chek dhe dele kundërta. Pagën mesatare më e ulëta në rajon. Përveç Kosovës.

Kosto për rrugët për 12 mln euro për km 2. 6 mln për km2 në BE. 8 mln vendet e rajonit. Kush është arsyeja që po përparojmë kaq shumë? Ne jemi vend stabil, sa i përket dinamikës gjeo politike. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut. Nuk ka problemet që ka veriu i Kosovës. Nuk prevalon performanca ekonomike, por stabiliteti që ofron Shqipëria në rajon. Duhet një platformë kontrolli e sigurt që e ofron një drejtësi e monitoruar, që nuk krijon njënhabitat të rrezikshëm për BE.'

Qefalia shtoi më pas se Shqipëria ka përmbushur detyrimin me 2% të PBB për NATO-n.

'Mjedisi i sigurisë rajonale është një domosdoshmëri. Jo vetëm në marrëveshjen e sotme, por edhe në buxhetin e shtetit të 2025, kjo mazhorancë ka përmbushur kriterin që të gjithë vendet e NATO të kenë 2% të prodhimit të brendshëm. E bën ushtrinë që të jetë krenare dhe përfaqësuesit e forcave tona të jenë dinjitoz. Besoj se forcat tona të armatosura kanë përmbushur kuadrin ligjor, po avancojnë më tej për modernizimin e ushtrisë, edhe në fushën e këmbësorisë por edhe në forcat detare dhe ajrore. Me këtë ritëm FA do kenë garanci absolute por edhe të krijuar siguri në Ballkan Perëndimor.'

Ndërsa thotë se po mendohet futja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

'Ai shërbim që ndër vite quhej si shërbim i rëndomtë, ka ardhur koha të shikohet i rëndësishëm. Janë parashikuar 2100 forca në situata të ndryshme ushtarake. Jo vetëm ushtarë të thjeshtë por edhe oficerë për ta rritur ushtrinë në shifra që shkojnë në raport me numrin e popullsisë. Po mendohet edhe shërbimi i detyrueshëm, jemi koshient që sot kemi grup-mosha 30-40 vjeç që ende nuk dinë ta përdorin armën. Në 6 muaj do ishte mirë të ketë shërbim të detyrueshëm ushtarak. Duke e menduar këtë dhe parë në situatën gjeo-strategjike shumë vende të NATO nuk janë në afatet 2%. Ka vende që e kanë kapërcyer këtë prag. Kjo sjell domosdoshmërinë, nuk do jetë vetëm 2%, por ka nevojë për ushtri moderne dhe bashkëkohore.'

Qefalia nënvizon se ka sulme kibernetik ruse dhe serbe të koordinuara ndaj Shqipërisë. 

'SHBA janë lider në çdo aspekt, vendosja e individëve non grata apo atyre që sjellin e destabilitet kanë sjellë nominimin me emër mbiemër, tregon vëmendjen që ka SHBA. Janë ca gjëra që nuk mund të bëhen publike. Nuk mungojnë sulmet kibernetike që pengojnë veprimtarinë e FA apo për të sjellë destabilitet.'

Sa i përket non gratave, Hasanaj i shikon si persona kundër interesave amerikane dhe me afilacion pro-rus.

'Me shpalljen e fundit non grata, plotësohet panorama në BP. Në gjithë globin me non gratën e sotme shkon në 167 e personave apo aktorëve politikë. 27 vetëm në BP, mes tyre pjesa dërrmuese janë aktorë dhe faktorë të botës ruse serbe, si Dodik, si disa politikanë non grata nga Kosova, si në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri dhe Ballkan po bëhet fushë betejë mes flukseve perëndimore, dhe ato ruse. ka disa fytyra. Lufta në Shqipëri është e kamufluar në influencat politike.

Lejohen politikanët non grata në Shqipëri dhe Kosovë, arsyeja kryesore ka qenë korrupsioni dhe minimi i demokracisë, kuptoj si afilacion pro-rus. Shteti shqiptar duhet të marri masa të tjera që njerëzit e shpallur non grata duhet të kenë hetim më të thellë për lidhje me Rusinë. Ka dhe sektorë të ekonomisë janë të kamufluara me kompani me qendër në lindje të Evropës. Vende të ish republikave baltike, në sektorin e metalurgjisë, industrisë, ndërtimtarisë.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:44
Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

 

Xhemal Qefalia thotë në Studio Live se PS nuk është pengesë ndaj reformës në drejtësi, përkundrazi ka qenë përkrahëse e saj që në fillim. Ndërsa Sidi Hasanaj mendon se PS është treguar më inteligjente se PD lidhur me reformën. 

Qefalia: Kjo mazhorancë e para që ka kërkuar një reformë në drejtësi. Në sajë të vullnetit të saj u konkretizua. Në sajë të vullnetit që këto organe të kryejnë funksionin e tyre. Deklaratat e lidershipit të PS kanë qenë në koherencë me punën e organeve të pavarura.

Hasanaj: PS u tregua më inteligjente, e kuptoi që aleati kryesor SHBA e ka pasur imperativë reformën në drejtësi. Ka përqafuar trendin që ka patur si vizion SHBA.

Mendoj se nuk do të ketë. Në Serbi dhe Bosnje roli dhe ndërhyrja e SHBA nuk është njësoj si me Shqipërinë. Tani kemi SPAK dhe GJKKO. Nuk ka më nevojë për non gratën, tani kemi reformën në drejtësi. SHBA në Shqipëri do operojnë me drejtësi. Non grata është për të thyer akullin. Deri në momentin që Rama nuk do jetë pengesë në mënyrë direkte nuk ka nevojë për non grata.

Qefalia: Në aspektin e përgjithshëm qytetarët nuk kanë pse joshen, se Trump do vijë këtu dhe do i japi dorë një partie. Kjo është non sens, krijon hilaritet.

Ora 18:32
SHBA i tha sërish 'Jo' Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump! Si kryeministër merrte në mbledhje qeverie Fazlliçin, biznesmenin e regjimit të Millosheviçit

 

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i lidhur me Milorad Dodik.

Hasanaj e shikon shpalljen non grata në Ballkan të atyre personave që kanë afilacion rus, apo përfaqësojnë interesa pro-ruse. Në këtë rast përfshin edhe Berishën, i cili në mbledhjet e qeverisë së tij dikur merrte edhe biznesmenin serb Damir Fazllic. Ky i fundit sipas Hasanaj ka patur dikur lidhje me qeverinë e Sllobodan Milloshevic.

'Në Shqipëri një biznesmen serb i afërt me regjimin e Millosheviçit ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë. Kjo tregon në dekriptimin tim edhe një afilacion me interesa serbe. Fazllic ka qenë i lidhur me politikanë të regjimit të Milloshevicit. Me një ministër të brendshëm. Marrim dhe në sektorë të ndryshëm. Në 10 kompani më të fuqishme mund të bëhet një hulumtim, në sektorët më determinantë. Ka kompani me aksionerë biznesmenë serbë. Që mund të kenë pasur lidhje dikur me pushtetin Rusi-Beograd-Moskë. Me aq sa kam hulumtuar, ka padiskutim lidhje të qenësishme me Beogradin dhe partneritet me Serbinë. Duke nisur nga Fazllic.'

Sakaq, sa i përket fjalës së të ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn se nuk ka bashkëpunim me non gratat, Hasanaj e shikon si një ritheksim të kësaj politike amerikane edhe me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

'Mbrëmë Trump mbajti konferencë 4 orë të gjatë. Çdo fjalë e Trump dje, mori një vlerë administrative si një urdhër i mirëfilltë presidenti. Në këtë kontekst, administrata Biden është e larguar. Zonja në Shqipëri nuk ka folur si përfaqësuesja e demokratëve, por si një përfaqësuese e qeverisë amerikane, e zgjedhur nga administrata republikane. Dje u vendos një non grata e dytë për Berishën tashmë nga administrata Trump. Edhe e para që u vendos nga jo më pak se 15 agjenci hetuese qeveritare amerikane. Iu desh kohë që pjesën më të madhe u mor nga administrata Trump.

Përforcohet sërish non grata nga një ambasadore që është mes dy pushteteve. Nga demokratët në republikanë. Nëse Trump bën një deklaratë si mbrëmë që në Siri nuk do bëjmë asnjë mafrrëveshme me qeverinë derisa të luftohet çdo celulë e ISIS, dhe administrata i përgjigjet, e njëjta gjë ndodh edhe me një vend të vogël si Shqipëria. Edhe qeveria e Trump dje bëri hyrjen e saj në skenën shqiptare. Nuk e do një PD me njerëz non grata, dhe sot dha një shuplakë për qeverinë socialiste, kur tha mos e godisni SPAK. as mos bëni mbivendosje me komisione të ndryshme.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur