Gazeta suedeze "Metro" shkruan se disa kompanitë në katalogët e tyre kanë vendosur vetëm dy fotografi, ndërsa disa as edhe një fotografi të fëmijëve që nuk janë të bardhë.
Katër nga kompanitë më të mëdha suedeze për prodhim të lodrave gjenden në shënjestër të kritikave për shkak se në katalogët e tyre nuk janë përfshirë fëmijët me ngjyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta shkruan se në katalogët dominojnë fotografitë e fëmijëve të bardhë të cilët lozin me lodra dhe mbajnë dhurata. Shoqata "Equalisters" ka kritikuar veprimet e tilla të kompanive për lodra duke rikujtuar se anëtarët e të gjitha grupeve etnike dhe gjinore kanë të njëjta të drejta në Suedi.
Ata konsiderojnë se kompanitë në katalogët e tyre nuk kanë prezantuar diversitetin në Suedi në mënyrë të mjaftueshme sepse, siç thanë nga shoqata, momentalisht në këtë vend një e pesta e qytetarëve kanë prejardhje të huaj.
"Këto katalogë janë shumë të ‘bardhë’. Mendoj se është shumë e trishtueshme për fëmijët që nuk janë të bardhë. Po ashtu mendoj se kjo mund t'ju dërgojë mesazh për atë se sa janë të mirëseardhur në Suedi", ka thënë kryetarja e "Equalistersa" Seher Yilmaz.
Përndryshe, kompanitë suedeze për lodra më herët kanë marrë lavdërime se prodhojnë lodra që mirëmbajnë diversitetin e këtij vendi skandinav që është përndryshe i njohur për shkallën e lartë të demokracisë dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut.
Marrë nga// Anadolu Agency
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com