Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë

Sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, për avokatin Idajet Beqiri tregojnë se kreu i PL-së është në hall të madh. Ndërsa e cilësoi si njeriun më të korruptuar në Shqipëri bashkë me Sali Berishën, Beqiri tha në “Studio Live” në Report Tv se e gjithë përpjekja e Metës është që të shpëtojë pasuritë.

“Ai sulme do bëjë se është njeriu më i korruptuar i shqiptarëve. Nuk ka njeri më të korruptuar se Berisha dhe Meta. Është dora hajdute e Sali Berishës dhe e banditëve të tjerë. Tani dalin nëpër studio të ndryshme për këta të dy kriminelë. Të bëjnë moral prostitutat e Shqipërisë është turpi më i madh për në. Ky është hall të madh se po i shtrëngohet laku. Laku i është hedhur në qafë dhe po i thuhet indirekt, fshiji ca se ke shumë”, tha Beqiri.

Ndërsa theksoi se bëhet fjalë për miliarda dollarë, Beqiri deklaroi se edhe Grand Hotel në Shkodër është i Metës.

“Ky po vazhdon të mbulojë gjurmët e krimit të gjithë pasuritë dhe lekët që ka që ti shpërndajë në shumë duar. U thotë bashkëpunëtorëve ndajuni nga gratë që gjysmën e pasurisë ta marrë njëri e tjetrën tjetri. Ka hallin që të ruajë pasuritë, të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë thotë Meta. Shkoni në Shkodër kompleksi në Velipojë me të vërtet është i atij që figuron. Është i Ilir metës. Grand Hotel në Shkodër është i Metës. Ik pyesni Shkodrën, e gjithë Shkodra e di si është e vërteta. Madje Shkodra ia ka thënë edhe SPAK. Jo vetëm kjo janë miliarda dollarë”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta


B.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë