TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot lidhur me sulmin me kimike ditën e djeshme në Siri, ku mbetën të vdekur të paktën 70 persona mes tyre shumë fëmijë dhe dhjetëra të lënduar.
MPJ dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.
“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CËC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri. MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë. MPJ thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t'i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofike të tij”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Sulmi në Siri ka shkaktuar reagime të shumta në arenën ndërkombëtare ndërsa në qendër të akuzave është presidenti Bashar al Assad.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com