“Kam dëgjuar spekulime për atë që po ndodh në Bruksel. KE i ka dorëzuar grupit të punës COELA raportin e IBAR, dhe raporti ka bërë vlerësim pozitiv. Janë shtetet anëtarë që do të diskutojnë, nuk hidhet në votë."

Kaq mjaftoi që Sali Berisha, të kryente këtë fundjavë sulmin e radhës ndaj kryediplomatit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, si një lobist i Ramës në Bruksel.

Ky sillet si me qenë ambasador i Edi Ramës.  Mbase, ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës. Sikur opozita nuk është për integrimin",- tha Berisha.

Sulme të tilla, për ambasadorët e vendeve të BE-së janë tërësisht të papranueshme. Në një deklaratë të përbashkët, ata riafirmuan besimin e plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e përkushtuar të përfaqësuesve të tyre.

“Qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE dhe skuadrës së tij dhe riafirmojmë besimin e plotë mbi profesionalizmin e tij, integritetin dhe përkushtimit ndaj shërbimit”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e ambasadorit të Qipros në Athinë, shpërndarë edhe nga ambasada gjermane",- thuhet në reagimin e BE.

Sulmet e kryedemokratit Berisha ndaj ambasadorit Gonzato janë të pësëritura. Në nëntor të vitit të kaluar kur diskutohej ligji për barazinë gjinore, Berisha deklaroi se e respekton orientimin seksual të gjithsecilit, por kritikoi qëndrimin e tij lidhur me këtë ligj.