Supë e ftohtë detoks

Përbërësit:

  • 500 gr kastraveca
  • 2/3 tufë majdanoz
  • 2/3 tufë koper
  • 2–3 thelpinj hudhër
  • 10 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Lëngu i gjysmës së 1 limoni
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një blender vendosim të gjithë përbërësit dhe i bluajmë për 3-4 minuta. Kremin e fituar e lëmë në frigorifer për 1 orë, më pas e konsumojmë. Shërbehet me një lugë kos dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.