Supë krem karrotë
Përbërësit:
500 gr karrota
pak vaj ulliri
1 thëlpi hudhër
2 cm xhinxher
1 qepë
1 copë presh ( pjesa e bardhë)
1 patate
1 litër ujë
kripë dhe piper I zi
3 gjethe sherebel
1 filxhan çaji ( 150 ml)
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin, 1 thelpi hudhër, dhe 2 cm xhinxher , qepë, presh I kaurdisim deri sa qepa dhe preshi të zbuten. Shtojmë karrott dhe patatet I përziejmë për 2 minuta dhe shtojmë ujë ose lëng perimesh. Sa të mbulojmë, kripë pak piper, sherebel dhe I lëmë perimet të ziejnë për 20-25 minuta. Lrgojmë nga tenxherja sherebelin para se te kalojmë supër në blender dore. Pasi e bëjëm supën krem shtpjmë në të 1 filxhan caji qumësht e lëmë të marrë valë, kontrollojmë shijen dhe më pas e shërbejmë supën të ngrohtë.