Supë krem lulelakër

Përbërësit:

600 gr lulelakër

1 qepë dhe 1 thelpinj hudhër

1 patate

pak vaj ulliri dhe 40 gr gjalp

100 ml pana

1 gotë qumësht

100 gr bajame

dekorojmë me domate

majdanoz

2 feta bagetë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim vaj ulliri, gjalp sapo gjalpi të shkrijë shtojmë në të qepën, hudhrën, lulelakrën të grirë hollë i kaurdisim së bashku pataten në kubikë të vegjël.

Shtojmë në tenxhere së bashku me përbërësit e tjerë dhe lulelakrën të grirë i kaurdisim sëbashku deri sa shohim që lulelakra ul volumin, kripë, piper të zi, panën, qumështin, ujë lëmë lulelakrën të ziejë për 15 minuta.

 Më pas e  kalojmë në blender.

 Ndërkohë presim bajamet në feta, domatet në kubikë, mjadanoz dhe këto dy të fundit I përziejmë me pak vaj ulliri. Servirim supën krem lulelakër të dekoruar me domate, majdanoz dhe bagetë me bajame.