Supë krem me finok

2 finok

1/2 qepë mesatare

2 patate

2 cm xhinxher

600 ml ujë ose lëng perimesh

1 filxhan çaji qumësht

2 lugë gjelle djath grana

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

fara mix për dekor ( opsionale)

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim me pak vaj qepën të prerë në kubikë. Shtojmë në të xhinxher , finokun në fijë ose kubikë të vegjël e patatet në kubikë të vegjël e përziejmë sëbashku duke shtuar ujin ose lëngun e perimeve. I lëmë të ziejnë për 20 minuta e më pas I kalojmë në blender dore duke kthyer supën në krem. Rregullojmë konsistencën duke shtuar pak qumësht, djathin grana të grirë në rende. E vendosim në zjarr sat ë pushojë në temperaturë mesatare dhe e shërbejmë supën të ngrohtë duke e zbukuruar me gjethe kopër ose mix fara të pjekura ose bajame në feta.