Supë krem me thjerrza
Përbërësit:
300 gr thjerrza të kuqe

2 patate
1 qepë
1 karrotë
3 domate qershi
1 gjethe dafinë
kripë dhe piper të zi
1 majë luge shafran
30 gr gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle vaj dhe 1/2 e gjalpit kaurdisim qepën sat ë bëhet transparente, karrotën në kubikë të vegjël, patatet të grira në copa të vogla. Shtojmë 1.2 litër ujë, thjerrzat të shpëlara mirë dhe 1 gjethe dafinë dhe domatet të prera në 1/2 kripë, piper të zi. Vendosim kapakun dhe lëmë thjerrzat të ziejnë për 25-30 minuta pasi të kalojë kjo kohë, largojmë dafinën dhe kalojmë supën me blender dore, e vendosim përsëri pak në zjarr, shtojmë shafranin të tretet pak në ujë në filxhan kafeje dhe e përziejmë shtojmë dhe gjalpin e mbetur I përziejmë dhe sa të marrë valë e largojmë nga zjarri dhe e servirim me bukë të thekur.
MC/Shqiptarja.comKomente

