Supë krem patate me kërpudha
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
2 patate
1 litër lëng perimesh ose ujë
kripë
1/2 gotë qumësht
1 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj
1 thelpi hudhër
5 kërpudha champignon
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
2 lugë gjelle kopër
Përgatitja:
Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubikë e lëmë sat ë zbutet pak për 3 minuta dhe më pas shtojmë patatet të prera po në kubikë I përziejmë për 2-3 minuta dhe shtojmë në tenxhere 1 litër lëng perimesh ( ose ujë) shtojmë kripë dhe I lëmë të ziejnë për 15-20 minuta deri sa patatja të ketë zjerë plotësisht. Më pas kalojmë supën në blender dhe e tkhejmë në krem. Ndërkohë që supa zien në një tigan tjetër shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp, dhe 1 lugë gjelle vaj dhe shtojmë 1 thelpi hudhër për të aromatizuar yndyrën. Shtojmë kërpudhat të prera në gjysmë feta ose në kubikë të vegjël kaurdisim kërpudhat në temperatura të lartë deri sa ato të ulin volumin dhe të skuqen më pas I shtojmë në supën e gatuar I trazojmë duke shtuar dhe 2 lugë gjelle parmixhano të grrië e lëmë djathin të shkrijë në fund, shtojmë 2 lugë gjelle kopër të grirë dhe piper të zi nëse e dekroni e shërbjemë të ngrohtë.