Supë krem presh me limon
Përbërësit:
700 gr presh

300 gr patate
2 thelpinj hudhër
1 lugë çaji Kerry
1 lugë kafelëkurë limoni
3-4 lugë gjelle lëng limoni
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle kopër të grirë
1 lugë lëng pule
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim vajin e ullirit, shojmë në të hudhrat e prera në fëta dhe preshin të pastuar dhe të prerë hollë në unaza. I kaurdisim derisa preshi të ulë volumin. Shtojmë pluhurin Kerry, e trazojmë që të shpërbëhet në yndyrë dhe shtojmë patatet të prera në copëza të vogla. I trazojmë duke shtuar më pas lëngun e pulës. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta. Pasi patatet të jenë zjerë shtjmë lëkurën dhe lëngun e limonit dhe e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e vendosim përsëri të marrë një valë të lehtë. E servirim të ngrohtë duke e pudrosur me pak kopër të freskët.
MC/Shqiptarja.comKomente

