Supë me kungull të njomë, djath dhe vezë nga zonja Vjollca

Supë me kungull të njomë, djath dhe vezë

Përbërësit:

3-4 kunguj të njomë

1 qepë dhe 2 thelpinj hudhër

Pak vaj ulliri

5 gjethe borzilok

Kripë dhe piper I zi

Ujë të valuar

2 vezë

3-4 lugë gjelle parmixhan I grirë

Bukë të thekur

Përgatitja: 

Në një tenxhere vendosim vaj ulliri. Shtojmë 1 qepë të prerë në fije. Kaurdisim qepën deri sa të zbutet mirë dhe hudhrat e copëtuara. Presim kungullin në kubikë me brinjë 1 cm dhe e shtojmë tek qepa i kaurdisim së bashku. Shtojmë 5 gjethe borzilok dhe I përziejmë sëbashku, kripë dhevazhdojmë përziejmë. Vendosim kapakun dhe e lëmë 2-3 minuta që kungulli të zbutet. Shtojmë ujë të valuar deri sa të mbulohen kungujt 1 cm mbi to. E lëmë deri sa kungulli të ziejë. Në një tas vendosim 2 vezë të plota. Shtojmë 3-4 lugë gjelle parmixhano dhe piper të zi si dhe pak kripë, I përziejmë mirë sëbashku dhe shtojmë pak nga pak nga lëngu i supës, e shtojmë më pas vezëve në tenxhere duke trazuar ngadalë. Thekim bukë dhe vendosim një fetë anash tasit, shtojmë supën e në anë vendosim një fetë tjetër me bukë të thekur.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë