Supë me pulë karrota dhe makarona
Përbërësit:
400 gr mish pule me kockë
1 qepë të vogël
1 karrotë
1 degë rozmarinë
kripë dhe piper të zi
1 filxan çaji makarona guack të vogla
2 lugë gjelle majdanoz
Përgatitja:
Ziejmë në një tenxhere 1.5 litër ujë dhe pasi të ketë marr valë shtojmë copat e pulës për të zjerë. 30-40 minua duke shtuar dhe pak kripë. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën deri sat ë bëhet transparente, shtojmë karrotën në kubikë, pak rozmarimë e përziejmë sat ë aromtizojmë përbërësit dhe vajin, kripë, piper të zi. Largojmë rozmarinën dhe shtojmë lëngun e pulës dule e kulluar atë I lëmë perimet, qepën dhe karrotën të ziejnë 10 minuta e më pas shtojmë makaronat, majdanoz dhe mishin të copëtuar në copëza të vogla I lëmë tani të ziejnë aq sa minuta është shkruar në etiketën e makaronave dhe më pas e fikim zjarrin dhe për 5 minuta sat ë qetësohet supa e shërbejmë.