Supë me thjerrza dhe spinaq
1 qepë
2 karrota
2 degë selino
2 thelpinj hudhër
1 gjethe dafinë
Rigon dhe borzilok ( i thatë)
350 gr domate
200 gr thjerrza
1.2 litër lëng perime ose ujë
300 gr spinaq
2 lugë gjelle uthull
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Vendosim thjerrëzat ne ujë për të zbutur ose I japim nje valë nnë temperaturë mesatare. I kullojmë dhe I lëmë mënjane. Në një tenxhere kaurdisim qepën të prerë në kubikë. Pasi qepa të jetë zverdhur pak shtojmë njëherësh karrotën të prerë në kubikë po ashtu dhe selinon I kaurdisim sëbashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat dhe erzat dhe sa ti japim nje perzierje menjehere shtojme domatet te qeruara dhe te prera ne kubike si dhe thjerrzat, lengun e perimeve. Rregullojme temperature të jete mesatare dhe I leme te ziejne per 20 minuta shtpjme spinaqin e leme 2-3 minuta ujin dhe 2 lugë gjelle uthull rregullojme shijen me kripë dhe piper të zi dhe servirim supën të ngrohtë me bukë të thekur.