Supë mix legume ideale për të gjithë
Përbërësit:
2 litër ujë
1 qepë e vogël
1 degë selino
1 karrotë
kripë dhe 5 kokrra piper I zi
2 gjethe dafinë
Për supën
400 gr mix legume
1.5 lugë gjelle miell dhe vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle uthull
4 lugë gjelle arra
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim qepë, selino, karrotë, kripë, kokrra piperi të zi, dafinë. I lëmë të ziejnë. Në një tenxhere tjetër, shpëlajmë mirë legume dhe I vendosim në një tenxhere me pak ujë të ftohtë, I leme të ziejnë në temperaturë mesatare duke shtuar herë pas here lëng perimesh të kulluara. I lëmë të ziejnë për 1 orë, gjithmonë në temperaturë mesatare. Në fund ngrohim vajin e ullirit, 2 lugë gjelle dhe kaurdisim miellin sa të zverdhet pak. E shuajmë me lëng perimesh dhe në fund e shtojmë tek legume pasi të kenë zjerë. Shtypim hudhrën, uthullën dhe e përziejmë me supën. Në fund shërbejmë supën me lëngun duke shtuar 1 lugë gjelle arra të grira dhe 1 lugë çaji vaj ulliri.
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Supë trahana me salcë dhe domate të freskëta nga zonja Albana
6 Qershor 2023, 11:49
-
Supë me qepë të karamelizuar, djathë dhe bukë të thekur nga zonja Albana
11 Maj 2023, 11:27
-
Supë me petka nga zonja Albana
10 Maj 2023, 11:48
-
Supë me hithra dhe qumësht nga zonja Albana
27 Prill 2023, 12:00
-
Çorba e Përmetit me trahana nga zonja Albana
25 Prill 2023, 11:21
-
Supë me mish pule nga zonja Albana
24 Prill 2023, 11:11
-
Supë me krahë pule nga zonja Albana
18 Prill 2023, 12:26
-
Supa e parë pas këmbanave për një Pashkë të bekuar nga zonja Albana
14 Prill 2023, 11:42
-
Supë me kërpudha nga zonja Albana
11 Prill 2023, 11:44
-
Supë e stinës me makarona dhe perime nga zonja Albana
6 Prill 2023, 12:01
-
Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime nga zonja Albana
27 Mars 2023, 11:53
-
Paça e Ramazanit / Supë me kos dhe hudhër nga zonja Albana
23 Mars 2023, 12:26