Kampionati i Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Kategorisë Superiore”, për javën e parë që do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 gusht.
Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City - Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta - Bylis.
Më 19 gusht do të luhet tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit “Kategoria Superiore”. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në orën 20:00, konkretisht Partizani - Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu - Elbasani që do të luhet në Korçë.
Kampionati “Kategoria Superiore”, java e parë
Dinamo City – Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, “Elbasan Arena”
Teuta – Bylis, 18 gusht, ora 20:00, “Niko Dovana”
Laçi – Tirana, 19 gusht, ora 17:00, stadiumi i Laçit
Partizani – Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, “Arena e Demave”
Skënderbeu – Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/66b6082025d1fsuper.jpg)
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44%
-
Keq
39.8%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kampionat ‘shtegtar’, Tirana dhe Dinamo në ‘mëshirën’ e FSHF-së
9 Gusht, 09:33
-
Disiplina/ Tirana, Dinamo dhe Laçi me merkato të bllokuar një javë para nisjes së Superligës! Rrezikon Lushnja
8 Gusht, 15:09
-
Partizani ‘troket’ në Korçë, kërkon t’i marrë trajnerin Skënderbeut
8 Gusht, 09:34
-
Miqësoret/ Trajneri Ahmataj zbardh listën me emrat e 20 kuqezinjve të ftuar në Kombëtaren U-19
5 Gusht, 11:01
-
Futbolli shqiptar dështoi në Kupat e Evropës, UEFA akordon 2.31 mln euro për katër klubet e Superligës
2 Gusht, 09:07
-
Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'
25 Korrik, 16:39
-
Në krye të Shqipërisë deri në 2025-ën, ja prapaskenat me kontratën e brazilianit! Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho
25 Korrik, 12:37
-
Rinovimi me Kombëtaren, Sylvinho: Ishim të barabartë në Euro 24, para kemi sfida të reja
24 Korrik, 19:43
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik, 19:33
-
Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, FSHF: Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026! Ja bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi
24 Korrik, 08:55
-
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian
22 Korrik, 18:28
-
FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, tekniku italian do të marrë drejtimin e Kombëtares U17
20 Korrik, 09:20