Surprizoi me kalimin e tij te Dortmundi, ja fjalët e para të Haaland! (VIDEO)

Surprizoi me kalimin e tij te Dortmundi, ja fjalët e para të Haaland! (VIDEO)

Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se e ka kompletuar blerjen e talentit të madh norvegjez, Erlind Braut Haaland nga RB Salzburg.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e Haaland, Dortmundi bëri surprizë me këtë transferim duke mposhtur disa klube të mëdha, përfshirë Juventus dhe Manchester United.

Haaland ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Dortmundin, i cili renditet në vendin e katërt të Bundesligës Gjermane.

Faqja zyrtare e klubit postoi dhe videon përshëndetëse të lojtarit i cili u shpreh: Përshëndetje tifozë të Borusias së Dortmundit! Erling Haaland është këtu. Mezi pres të bashkohem me këtë klub fantastik. Shihemi vitin tjetër!

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës