TIRANË - Qytetarët mbajtën sot pasdite një marshim në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar projekt ligjin e hedhur pwr konsultim publik nga ministria e Shwndetwsisw për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave.
Në shesh u mblodhën dhe firma për peticionin kundër këtij projekt ligji që ende nuk është kaluar për miratim në parlament. Tubimi ‘Pro Jetës dhe Familjes’ u organizua nga Koalicioni Pro Familjes, e drejtuar nga pastori Akil Pano, dhe nisi me këndimin e himnit Kombëtar, për të treguar vlerat kombëtare.
Ai mbajti edhe fjalën e tij ku është shprehur se jeta dhe ekzistenca e familjes sonë po kërcënohet dhe fton qytetarët të bashkohen për të firmosur peticionin dhe për të kundërshtuar projekt ligjin për surrogacinë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Në këtë momentë në të cilin jemi duke jetuar mbi dhe, jeta dhe ekzistenca jonë kërcënohet. Jeta e familjes shqiptare kërcënohet. E kemi quajtur një ligj klientelist sepse kemi parë që vetë projektuesit e këtij ligji janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekt me bizneset e spitaleve private, klinikave private në Shqipëri”, Pastori Akil Pano.
Ndërkohë për mikrofonin e Report Tv, një qytetar shpreh kundërshtinë e tij për projekt ligjin duke i bërë thirrje edhe prokurorit të Tiranës të veprojë lidhur me ‘martesën’ e para pak ditëve në tarracën e bashkisë së Tiranës midis dy vajzave, pasi siç thotë ai ishte e paligjshme.
'Sigurisht e kundërshtojmë. Është surrogacia, një term që nuk e mban dot nëna shqiptare. Kemi sterilizimin që i hap rrugë dexhenderzimit dhe trans seksualëve. Dhe duke parë shfaqjen e fundit tek Liqeni dhe së fundmi atë martesë. Para disa kohësh ishte mjeku i Shefqet Ndroqit që është në burg sepse kishte 4 gra. Kishte martesë të paligjshme tek tarraca e bashkisë. I bëj thirrje prokurorit të Tiranës të ndërmarrë hapa.'
Nuk shkon fëmija 16 vjeç o zotëri të bëj abort, pa lejen e prindërit”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Jam ndër të paktat gra, nëna të personave publikë këtu. Ne jemi ata që duhet ta ngrejmë zërin e të tërheqim me vete gjithë të tjerët”, u shpreh aktoria Eliona Pitarka.
Mbi një orë qytetarët qëndruan në tubimin e mbajtur në Sheshin ‘Skënderbej’ ku firmosën dhe peticionin që kundërshton projektligjin e surrogacisë.
Peticioni kundër surrogacisë, dhe ndryshimeve të abortit apo sterilizimit do të shtrihet në të gjithë vendin, fizikisht dhe online. Më pas, sipas përfaqësuesit e Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës do ta dorëzojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë kujtojmë që ky projektligj është në fazën e diskutimit publik, ndërkohë që ka ngjallur një sërë debatesh publike e mediatike, kryesishtë nga komunitetet fetare, por jo vetëm.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po çfarë janë këto protesta të financuara nga grantet!?
PërgjigjuNuk me behet vone se ca bejne njerezit me trupin e tyre por shqiptaret vdesin ti tregojne tjetrit se ca duhet te bejne.e kan pasur ves qe ne komunizem.Flisni per familje ne nje vend ku 80 % e dosjeve ne prokurori jane dhune ne familje. E gjithe kjo farse proteste e sponsorizuara nga fete kryesore qe boterisht jan te famshme per pedofili nga nje ane dhe per martesa me vajza nen moshe nga ana tjeter.
PërgjigjuChapeau bas monsieur