Uzuni del hapur kundër Sylvinhos: Prisja ta nisja titullar, te Granada jam i padiskutueshëm! Zinchenko: Shqipëria kombëtare e shkëlqyer

21 mijë tifozë në stadium, por edhe miliona shqiptarë të tjerë besuan se Kombëtarja mund të ngjitet në Ligën A, por për shkak të disfatës 1-2 kundër Ukrainës kuqezinjtë edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të jenë në Ligën C. Pas ndeshjesh, edhe vetë futbollistët u shprehën se gabun shumë në këtë përballje, që ishte vendimtare.

“Besoj është e dyta herë që ndodh kjo gjë. Edhe me Çekinë na ndodhi në Pragë. Në minutat e para duhet të futemi me një përqëndim maksimal. Kur ekipi kundërshtar ka kualitet të dënon,”-u shpreh Qazim Laçi, futbollist i kombëtares.

“Kjo ka qenë pjesa e parë e jona më e keqe në tre vitet e fundit. Dy golat ishin shumë shumë shpejt. Për 5 minuta pësuam dy gola dhe më pas ramë shumë poshtë,”-tha Ardian Ismajli, kapiten i kombëtares.

“Nuk e besoj një nga sfidat më të dobta, por besoj pjesa e parë më e dobët po. Të pësosh 2 gola në shtëpi pas 10 minutash është problem. Kemi luajtur shumë keq në pjesën e parë në mbrojtje, por në të dytën kemi bërë një ndeshje të mirë. Tani s’morëm pikë dhe do luajmë një ligë më poshtë,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Përpos rezultatit, Myrto Uzuni i cili fitoi penalltinë e ekzekutuar nga Bajrami, ishte i zhgënjyer edhe për minutat e dhëna në dispozicion nga Sylvinho, pasi edhe kundër Ukrainës u aktivizua si zëvendësues.

“Te ekipi i Granadës unë luaj si sulmues dhe jam çdo ndeshje titullarë i padiskutueshëm. Nuk luajta kundër Çekisë dhe besoja se do luaja kundër Ukrainës sepse unë jam lojtar hapësirash dhe bëj shumë presion. Do krijonim raste,”-tha Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.

Autori i golit të parë për Ukrainën, njëkohësisht edhe lojtari i ndeshjes, Oleksandër Zinchenko i cili aktivizohet me Arsenal, vlerësoi Shqipërinë në këtë përballje.

“Shqipëria sinqerisht është një ekip i shkëlqyer, me trajner të fantastik. Unë njoh Pablo Zabaletën që nga koha e tij te Manchester City. Gjithashtu këtu e ndjen atmosferën brenda dhe jashtë fushë, se si lojtarët luftojnë për njëri tjetrin dhe mund të them se ishte shumë e vështirë të luash këtu,”-deklaroi Oleksandr Zinchenko, futbollist i Ukrainës.

Më keq nga të gjithë, të paktën nga mimika, disfatën dhe vendin e fundit në grup e përjetoi Sylvinho.

“Ndihem i trishtuar për humbjen sepse kemi punuar gjatë gjithë kohës për të fituar. E pësuam sepse luajtëm shumë keq në 15 minutat e para dhe paguam çmimin për këtë. Në nivel të lartë këto gjëra nuk falen,”-u shpreh Oleksandr Zinchenko, futbollist i Ukrainës.

Ndeshjet e ardhshme të kombëtares do jenë në muajin mars, ndërsa më 13 dhjetor do të njihet me shortin për kualifikueset e Botërorit.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/11/2024 04:26

    Ketij Uzunit cfare i duket vetja?! Nese Sylvinho nuk te vuri lojtar titullar ashtu sic e mendon veten,e ka kuptuar qe nuk ishe me kembet ne toke,por fluturoje me balone.

    Përgjigju
  • Dardan: 21/11/2024 01:45

    Po pse gjith mon duhet ti veme fain trajnerit me e rendesishme eshte te ulemi me kemb ne tok dhe te analizojm difektet tona,duhet kurajo dhe trimeri qe ne si popull nuk na mungon po e shfrytezojme dhe xhelozojme per njeri tjetrin dhe kjo eshte me e rendesijsh per ne dhe secili duhet te mare persiper pergjesine e vet,nke kemi nje komb dhe nje kombetare dhe kombetarja jon dhe djemte tane duhet te shtyjne vete per ate bluze qe veshin se eshte dinjiteti me I vlefshem per ne,pos gabove thone nuk mesen dhe te korigjojme vete ne ate qe bejme duhet shum pune,jo te dalim gjithmone kur ndoth nje humbje ose nje fitore ne ndryshojme menyren e te folurit kur humbim dalim dhe flasim duhe keshtu dhe ashtu kur fitojme bravo duhet kurajo dhe pune dhe mos e kryqezojme kombetaren ton se eshte pasurija dhe indetiteti jon,dhe jemi nje kombetare 100 perqit shqiptare ku ka djem nga gjith krahinat e shqiperis dhe kjo eshte gje e madhe per ne dhe eshte e vetmja gje qe tregon qe jemi nje komb ku kombetarja jone na nderon dhe gjaku jon seshte I lehte dhe nuk shitet,kjo eshte nje kombetar e nje kombi ku Skenderbeu bashkoj gjith principatat dhe trevat tona dhe mposhti per 25 Turqit,

    Përgjigju
  • fisnik: 20/11/2024 14:24

    Martohet sa të jetë në krye të federatës Duka i drogës ju të gjithë duhet ta bojkotoni kombëtaren sepse aty çdo gjë shitet e blihet,Silvinjo është një kukull që komandohet me telekomandë nga Duka bile dhe tifozët duhet të bëjnë të njëjtin veprim.

    Përgjigju
  • Liga katundare: 20/11/2024 14:06

    Tek Granada ne ligen C apo B normal qe eshte lige e kategorise dyte , nese shkon kategori pare ok , nese jo nuk ka vlen

    Përgjigju
    • Syla: 21/11/2024 09:57

      Ne ligen a ishte vitin qe shkoj dhe ishte titullar çdo ndeshje.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion