Tërmeti në Nepal, qytete e fshatra
totalisht të shkatërruar,6204 viktima

Qytetet dhe fshatrat të cilët ndodhen pranë epiqendrës së tërmetit  të së shtunës në qendër të Nepalit, kanë pësuar “shkatërrim pothuajse total”, deklaron Kryqi i Kuq. Skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit thonë se kanë gjetur të mbijetuar “në gjendje të dëshpëruar”.

Sipas autoriteteve zyrtare të Nepalit janë rreth 6,204 viktima zyrtarisht deri më tani, pas tërmetit prej 7,8 ballësh dhe rreth 14 mijë të tjerë janë të lënduar. Por fati i mijëra të tjerëve në zona të thella mbetet i paqartë dhe qeveria ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrije deri në 10 mijë persona. Pavarësisht skuadrave të shpëtimit nga Nepali dhe mjaft ndërkombëtarëve që po veprojnë në kryeqytetin Kathmandu dhe zonat përreth, terreni i vështirë dhe koha e keqe e ka bërë të vështirë mbërritjen në zona të izoluara.
nepali
Ministria e brendshme ka kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve, për më shumë aeroplanë që të ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Një ditë më parë shpëtimi i një 15-vjeçari dhe një vajze 20-vjeçare u konsiderua si një lajm i mirë për të gjithë, pasi u nxorën të gjallë nga gërmadhat e ndërtesave të shembura në Kathmandu. Megjithatë në vend ka pasur një numër protestash për shkak të pakënaqësive të qytetarëve nga përgjigjja e qeverisë mbi katastrofën natyrore.
nepali
nepali

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve