Tabaku denoncon Spiropalin: Kryeparlamentarja ka ndërmarrë nismë antikushtetuese për t’i zgjatur mandatin Elsa Toskës te Kushtetuesja, i mbaron më 2025!

Tabaku denoncon Spiropalin: Kryeparlamentarja ka ndërmarrë nismë antikushtetuese për t’i zgjatur mandatin Elsa Toskës te Kushtetuesja, i mbaron më 2025!

Deputetja Jorida Tabaku dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë antikushtetuese për të zgjatur mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska, deri në vitin 2028.

Kështu shprehet deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një postim të sajin në rrjetin social Facebook ditën e sotme (3 Tetor). Toska ka dhënë dorëheqjen që prej datës 19 Shtator për "arsye personale", por sipas postimit të Tabakut, nga ana e kryeparlamentares po tentohet që t'i zgjatet mandati te Kushtetuesja, që i mbaron vitin e ardhshëm (2025).

Komisioni i Venecias e përcaktoi qartësisht jo vetëm mënyrën e emërimit të gjyqtarëve, por edhe skemën e përfundimit të mandateve, ku për znj. Toska, mandati përfundon në vitin 2025”, shprehet Tabaku.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit hedh akuza direkte ndaj kryeparlamentares së përdor edhe dy standarde për rastin, duke shkelur hapur ligjet e miratuara në kuadër të reformës në drejtësi. Më tej ajo ngre dhe disa pyetje:

“Lindin disa pyetje: Përse Kryetarja e Kuvendit e interpreton me syze të tjera një dispozitë që është e qartë, si në mendimin e Komisionit të Venecias, ashtu edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, neni 86, pika 3? A është kjo një përpjekje për të manipuluar Kushtetutën dhe për të zgjatur mandatin e ndonjë gjyqtareje tjetër? Apo ka për qëllim Kryetarja e Kuvendit të mbanë të kapur Gjykatën Kushtetuese me vendime arbitrare, duke minuar Reformën në Drejtësi? A ka vendosur Kryetarja e Kuvendit të hedhë poshtë Kushtetutën dhe mendimin e Komisionit të Venecias, të cilit vetë i është drejtuar? Diferenca mes atyre që pretendojnë se e mbrojnë drejtësinë e pavarur dhe atyre që nënshkruajnë për zgjatjen e mandateve antikushtetuese, është tashmë e qartë për të gjithë”, shkruan deputetja demokrate.

Më tej ajo shpjegon edhe procedurat ligjore të ndjekura vite më parë, në kuadër të reformës.

“Për të kuptuar më mirë këtë veprim, është e rëndësishme të rikujtojmë dy elemente kyçe. Në vitin 2016, Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi dhe futi në Kushtetutë disa dispozita kalimtare për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këto dispozita gjendet edhe neni 179, pika 3, i cili saktëson se gjyqtarëve të emëruar pas vitit 2017 u përfundon mandati në vitin 2025, ndërsa atyre të emëruar pas vitit 2020 u përfundon mandati në vitin 2028.

Tre vjet pas këtyre ndryshimeve kushtetuese, Parlamenti, nën drejtimin e shumicës socialiste, u përfshi në një ngërç tjetër. Për të shmangur këtë situatë, opozita kërkoi këshillim nga Komisioni i Venecias. Në mendimin e tij miqësor të vitit 2020, Komisioni Venecias sqaroi se neni 179 i Kushtetutës kishte për qëllim që 9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të ndaheshin në tre grupe, me nga tre gjyqtarë secili, për të garantuar zëvendësimin gradual të tyre. Ky rregull për të ruajtur përpjesëtimin u përfshi edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese”, shpjegon Tabaku.

Dhe më tej jep arsyen përse Venecia e mori këtë vendim, ku përcaktoheshin afatet kohore dhe ndarja në grupe.

“Arsyeja, sipas Komisionit të Venecias, lidhej me ruajtjen e balancës dhe evitimin e bllokimit të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Skema e ndarjes së mandateve në distanca kohore prej tre vitesh mbështet këtë parim kushtetues të funksionimit të GJK”, përfundon deputetja.

Postimi i deputetes Jorida Tabaku

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajredin Kaçi: 10/12/2024 12:54

    Balona tabake Sudja e partis kak pd ēshtē kryehajdutja e ksaj partie antishqiptare. Kur del kjo e bēn rolin e fillozofes e njeriut korekt tē vjen tē dhjesēsh mbi fytyrēn e Jorida Kryehajdute Tabaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit