Takimi me emigrantët në Athinë, Rama për mediat greke: S’ka lidhje me Belerin, histori e politikës greke, jo e jona

ATHINË- Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me rastin e Fredi Belerit, pasi përkoi në 1-vjetorin e arrestimit të tij për blerje votash në Himarë.

Rama tha se vizita e tij nuk ka lidhje me Belerin, ndërsa për median greke ‘Star’ shtoi se kjo është histori e politikës greke dhe jo e Shqipërisë.

“Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori për ne. Kjo është histori e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri pas fjalimit të tij në Athinë, është pyetur edhe për marrëdhëniet  greko-shqiptare, ku tha: “Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Ata meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim politika shumë të ndryshme.”

Kryeministri Rama zhvilloi dje, 12 maj, një takim me emigrantët në Athinë, takim që shënoi edhe nisjen e turit me diasporën. Një fjalim më shumë se një orë, Rama i bëri një skaner marrëdhënieve shqiptaro-greke për të cilat tha se janë mijëravjeçare, teksa akuzoi politikën se ka futur përçarje mes dy popujve kaq shumë të lidhur.

Rama foli për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, ndërsa dha lajme të mira si për pensionet, lejet e qëndrimet dhe bashkëpunimin ekonomik.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit