Para se të plagoste inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi gruan e nipin! Debate e tensione, bashkëshortja pranoi tradhtinë: Ndodhi vetëm një herë

TIRANË- Para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Erjon Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga ngjarja, ndërsa takimi mes tyre është zhvilluar në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, mes debateve e tensioneve të shumta.

Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet se takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ndërsa rreth drekës efektivi ka plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, dhe ka plagosur Lorenc Kostën. Në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet jetonte edhe Kosta.

Prokuroria referon se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim shënjestrën e tij dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë. Pas plagosjes, efektivi telefonon djalin dhe takohet me të te rreth-rrotullimi i Shkozës. Të dy kanë marë një taksi dhe kanë shkuar në drejtim të Freskut. Sipas dëshmisë së djalit, kanë zbritur nga taksia kur kanë mbërritur tek Thesari i Shtetit në Dajt dhe aty dy policivë civilë kanë parë Kostën, por ai ka arritur që të largohet në vrap duke thënë “më mirë vdes se të kalbem në grup”.  

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.

Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati, ndërsa policia ka vendosur shpërblim shumën 10.000 euro për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e tij. Goxhara plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se kishte një lidhje intime me gruan e efektivit. Madje vetë bashkëshortja policit ka pranuar se kishte një lidhje me Kostën në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor.  

Goxhara, më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja ndërsa së fundi punon në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, pozicion të cilin e humbi pasi menjëherë pas plagosjes, kryepolici Vocaj njoftoi largimin e tij nga radhët e uniformave blu. Efektivi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:30
Plagosi inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi djalin pas ngjarjes: Më mirë vras veten se të kalbem në burg! Dëshmia e të birit: U iku dy policëve civilë

1724138370_erjongoxharalorenckosta.jpg

Efektivi Erjon Goxhara dhe i plagosuri Lorenc Kosta

Efektivi Erjon Goxhara, pasi plagosi punonjësin e ERE në Tiranë, ka takuar të birin. Më 19 gusht polici lëshoi 6 plumba në drejtim të Lorenc Kostës, më pas ka shkuar në banesë, ka marrë një çantë dhe është larguar. Dëshmia e të birit ka zbardhur lëvizjet e Erjon Goxharës, i cili ka arritur që në zonën e Thesarit të Shtetit në Dajt, t’i largohet dy policëve civilë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, djali ka thënë se rreth orës 14:35 të 19 gushtit, pra pak pas plagosjes, ka marrë një telefonatë nga i ati, i cili i ka treguar se ka plagosur Lorenc Kostën. Të birit i ka kërkuar që të takohen te rrethi i Shkozës. Aty efektivi Goxhara ka mbërritur në këmbë, kanë marrë një taksi dhe janë nisur për në zonën e Freskut.

Sipas dëshmisë së djalit, sapo kanë mbërritur në zonën e Thesarit të Shtetit, kanë zbritur nga taksia dhe efektivi i ka thënë të birit ta ndiqte. Por në këtë moment, janë afruar dy punonjës policie civilë, të cilët ia kanë thirrur në emër efektivit Goxhara, por ky i fundit sipas dëshmisë së djalit, është larguar me vrap nëpër pallate duke thënë “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut.

Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja. Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”, ka dëshmuar djali. 

Pikërisht kjo lëvizje me të birin drejt Dajtit, ka bërë që policia t’i përqendrojë kërkimet rreth kësaj zone. Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati pavarësisht negociatave me kolegë e familjarë, përfshirë edhe një bisedë me thirrje për vetëdorëzim të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj. 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 21/08/2024 11:19

    Me vjen shume keq per rastin ne fjale dhe uroj qe gjithe kjo situate e veshtire te kaloje per kete familje. Ama per meshkujt shqiptare me vjen mire qe po e kalojne kete frike dhe pasiguri nga partnerja. Per shume vite me rradhe kemi pare femra te shtypura, te tradhtuara dhe te poshteruara nga burri, te tradhtuara para syve dhe nese do guxonte ti thoshte gjysem fjale do dhunohej. Historia tashme ka kthyer pllake. Meshkuj respektoni, mos tradhetoni qe te mos tradhetoheni. Ne te kundert femra te dashura jepuni aty ku merrni vemendjen dhe qejfin :)

    Përgjigju
    • Turi: 21/08/2024 11:59

      Ana qenke shum e merzitur moj goc! Po sikur tja bejn vellait tend,apo dhe djalit tend neser kete gje si do te vi ty? Po pse o njerez nga nje e kaluar juaja apo dhe e tashme doni te barazoni cdo pisllek qe u del dhe per te komentuar na divani per qejf!? Ajo femer e martuar me gjithe te mirat qe hidhet ne krahet e nje tjeteri,hidhet na kjo shoqeri qe per fat te keq jan bere te gjitha si ty Ana. Folini mendjes o gra,turpi gruas i ngeli dhe hallet Trapave

  • Andon: 21/08/2024 10:44

    Paske pas hall o Miko a nuk i zure dot te dy bashke tjua beje ndonje gervishtje .

    Përgjigju
    • Bidon: 21/08/2024 11:20

      Ky ka gervishtur veten o shoku Andon me ate grua qe i thote vetem nje here...Ndaje gruan o polic ose ul koken dhe prano fatin "per hater te femijeve". Tani historine e tij e di e gjithe shqiperia dhe gruaja ja futi me keq kur tregoi per parate e paligjshme qe ka ne shtepi. Nuk ja ka fajin Jarani i gruas por ja ka gruaja qe tani hoqi qafe dhe burrin dhe jaranin. Tashme Jaranet e tjere kane zene rradhen pa frike nga koburja.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Abuzimi me fondet e BE, SPAK sekuestron 14.3 mln lekë, 15 mijë € e 42 mijë $ të Beqajt e bashkëpunëtorëve! Në sekuestro edhe 3 makina

Abuzimi me fondet e BE, SPAK sekuestron 14.3 mln lekë, 15 mijë € e 42 mijë $ të Beqajt e bashkëpunëtorëve! Në sekuestro edhe 3 makina