TIRANE-Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike. Burime për gazetarin Elis Memelli bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet këtë të martë në orën 09:00 në presidencë.
Ftesa e Metes u ka mbërritur zyrtarisht, PD dhe aleatëve të saj, dhe është pranuar nga opozita jo parlamentare.
Presidenti Ilir Meta kërkonte që takimi të mbahej para datës 20 nëntor. Ndërkohë në takim, Meta ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros).
Po ashtu Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për atë që ai e quan si situatë të rëndë të funksionimit të shtetit ligjor.
Presidenti Ilir Meta tre ditë më parë akuzoi opozitën joparlamentare se ka treguar me vepra të jetë më pranë qeverisë sesa Presidentit, por dje i dërgoi ftesë Bashës, bashkëshortes së tij Kryemadhi dhe aleatëve (përfshi Lëvizjen Legaliteti) për t'u takuar sa më shpejt para 20 nëntorit për të zgjidhur krizën me Gjykatën Kushtetuese.
Teksa më herët këto ditë, tha se nuk është i vetëm dhe mbështetje ka popullin me të cilin do të fliste shumë shpejt (por i ofroi të merrte armët), Meta duket i tërhequr dhe sytë i ka hedhur nga opozita jashtë parlamentit. Nesër Presidenti ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, lidhur me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 548
Lajme të tjera
-
Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj
26 Prill, 10:10
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore
24 Prill, 15:21
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
MBLEDHJA I GJOJA OPOZ8TES ME PRESIDENTIN ME DUKET KREJT PA VLERE,,,SEPSE VETE PJESMARRESIT JANE TE PA VLERE NE SYTE E POPULLIT,,,KETA KUNGUJ JANE SI PUNA E ATYRE BATERIVE TE SHKARIKUARA QE I NXJERR NE DIELL ME SHPRESE SE DO KARIKOHEN,,,,KETA PLEHRA E KANE PERFUNDUAR CIKLIN E TYRE,,,DHE STACUONI I FUNDIT I TYRE ESHRE STACIONI I BURGUT ......
PërgjigjuA Mona e more ne qafe burrin e ke lene thate
Përgjigju