‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë

‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë

Foto Ilustruese

Agjencia e Mbikqyrjes policore ka arrestuar një efektiv policie në Gjirokastër, pasi ka shkaktuar aksident teksa ishte nën efektin e alkoolit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S. K., punonjës i policisë kufitare në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Seat”, është përplasur me një automjet tjetër ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët e mjetit Opel, shtetasja A. R. dhe shtetasi i mitur G. R., të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore janë larguar për në banesë dhe ndodhen jashtë rrezikut. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv.

Po ashtu, AMP ka pezulluar edhe dy efektivë të tjerë të Policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

‘Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka caktuar masat e sigurisë me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" për 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës"; -Inspektor L. K., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë, -Inspektor O. B., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë’, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e thelluara dhe intensive nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u bë i mundur dokumentimi dhe sigurimi i provave mbi dyshimet se këta punonjës policie kishin lejuar kalimin në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit të markës "Toyota Avensis" pa dokumentacionin përkatës, duke mos ndjekur procedurat ligjore me qëllim trafikimin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Po hetojmë zbatimin e kontratës, personat që përfituan dhe ata që bënë pastrim parash

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Po hetojmë zbatimin e kontratës, personat që përfituan dhe ata që bënë pastrim parash