Tarifa pas intervistës: S'ka asgjë
të keqe të pyesësh për një fjalë

Tarifa pas intervistës: S'ka asgjë<br />të keqe të pyesësh për një fjalë
Eneida Tarifa, këngëtarja e zgjedhur për të prezantuar Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas intervistës së dhënë për një televizion holandez, ku ajo paraqet vështirësi me të folurën e saj, në gjuhën angleze.

Tarifa shprehet se para asaj interviste kishte dhënë edhe 20 tjera, dhe se nuk “nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj”.

“Si fillim dua t’ju them se gazetari dhe drejtuesit e tij na kërkuan falje për transmetimin e intervistës pa  e edituar. Mund të ishte edhe e qëllimshme, nuk e di, por nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj, sidomos nëse ke dhënë 20 intervista të tjera para asaj, të gjitha në anglisht. Isha aq e lodhur sa për një moment m’u kujtua filmi “Edhe kuajt nuk vdesin kështu”, por ju nuk keni nga ta dini këtë. Më habit fakti që mediat po mbushen me lajme “DNSH”-je se janë të varfër në informacion dhe mezi presin të gjejnë diçka për t’u kapur, kur fare thjesht mund të shihnin edhe intervistat e tjera që kam dhënë. Por edhe nëse unë nuk di anglisht, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka asgjë të keqe sepse jo të gjithë këngëtarët e Eurovizionit dinë të flasin rrjedhshëm anglisht ose edhe nuk dinë fare”, thotë Tarifa për Blitz.

Eneda Tarifa e ka mbyllur deklaratën e saj duke theksuar se nuk do të ndikohet nga vogëlsira të tilla pasi qëllimi kryesor është përfaqësimi sa më dinjitoz i Shqipërisë në Eurovision.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema