Tatimet thirrje bizneseve që nuk janë pjesë e paketës së 1: Mos aplikoni, nuk përfitoni! Aplikimet e paketës së 2 hapen së shpejti

Tatimet thirrje bizneseve që nuk janë pjesë e paketës së 1: Mos aplikoni, nuk përfitoni! Aplikimet e paketës së 2 hapen së shpejti

TIRANË- Të gjithë bizneset përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë të qeverisë brenda pak ditësh do të mund të aplikojnë për marrjen e ndihmës prej 40 mijë lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit dhe individët e interesuar se, aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare sipas paketës nr. 2 do të kryhet online, nëpërmjet e-filing, në faqen e tatimeve, me anë të një formulari të posaçëm. Po ashtu tatimet thonë në njoftimin e tyre se verifikimi i të dhënave dhe kritereve pas aplikimit kryhet me procese të cilat kërkojnë kohë të shkurtër për miratim.

Për të shmangur keqkuptimet administrata tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit përfitues të paketës së 2 të mos aplikojnë tek formulari i parë pasi do të refuzohen, dhe rrisin në mënyrë fiktive numrin e aplikimeve tek paketa e parë. Po ashtu formulari i dytë do të jetë ndryshe nga formulari i paketës së parë, por përsëri do të ketë informacion të shtuar për plotësimin e aplikimit.

“Duke qenë se, aplikimi për ndihmën financiare sipas Paketës nr.2 do të kryhet me Formular të ndryshëm nga ai i Paketës nr.1, dhe do të vlejë për mijëra individë të cilët nuk ishin përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, për të shmangur rritjen fiktive të numrit të aplikimeve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në sistem, pasi ai vlen vetëm për përfituesit sipas Paketës nr.1”, thuhet në njoftim.

Në një njoftim të dytë, do Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të informojë të gjithë përfituesit të biznesit të vogël dhe të madh se cilat do të jenë kriteret që duhet të plotësohen dhe mënyrën e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.2.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm