Tavë me patate dhe  perime në furrë

Përbërësit:

5 patate të vogla

1 qepë

100 gr spinaq

100 gr sallam

200 ml pana

3 vezë

100 gr djathë

 

Ziejmë patatet me ujë e kripë dhe më pas i vendosim në një tavë duke i shtypur me fundin e një gote. Kalojmë në grirje sallamin dhe e vendosim si një shtresë mbi patate, vendosim më pas qepën e prerë në gjysëm hëne dhe spinaqin e prerë imët.  Në fund rrahim vezët me panën dhe me pak djathë të grirë dhe e hedhim në tavë si shtresë të fundit. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 30 minuta.