Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve, N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, të cilët rezultojnë të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për 6 apartamente në Yzberisht të Tiranës dhe Golem të Kavajës, 5 garazhe në Tiranë, 1 njësi në Yzberisht, si dhe 3 llogari bankare me vlerë totale mbi 368 mijë euro.
Hetimet nisën mbi bazën e dyshimeve se N.B., nëpërmjet familjarëve, kishte investuar të ardhura të përfituara nga veprimtari kriminale në pasuri të ndryshme. Hetimet dokumentuan se N.B. është dënuar më 19 qershor 2017 nga Gjykata e Kurorës në Shrewsbury për prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa vëllai i tij, E.B., është dënuar për të njëjtën vepër më 19 prill 2024 nga Gjykata e Kurorës në Leeds.
"Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Pasuritë e sekuestruara:
1. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
7. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
8. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
10. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
11. Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
12. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205'029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100'000 (njëqindmijë) Euro; dhe
15. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63'000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.
Kontribuesit e ekonomise britanike!!
PërgjigjuDhe e ekonomise shqiptare se keto jan kontribuesit me te medhenj ne vend Lek me djers nuk blen dot nji apartament. Parate e krimit perbene 70-80% te ekonomis shqiptare. Prandaj kerrcet kallashi si ne kabul se kan hesape per te zgjidhur