Kryeministri Edi Rama do të rikthehet në Greqi këtë fundjavë për turin e radhës me diasporën.
Rama shkruan në facebook se të dielën në Selanik, do të jetë sërish me shqiptarët e Greqisë, aty ku historia na ka lidhur me 1 mijë fije me fqinjët jugor.
'PASNESËR do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian.'
Kujtojmë se të shtunën e kaluar Rama ishte me shqiptarët e Nju Jorkut për turin e diasporës, teksa më parë ka qenë në Athinë dhe Milano.
Ndërkohë të dielën e 12 nëntorit është lajmëruar takimi i kryeministrit shqiptar me shqiptarët e Anglisë në Londër.
Për çfar fqinjësh flitet për fqinj që janë në gjendje lufte me ne...!!!!?
Përgjigju