Të drejtat televizive të RTSH, Zhupa: Mungesë transparence! Rreth 1.2 milion euro çdo vit për transmetimin e kampionatit shqiptar

Të drejtat televizive të RTSH, Zhupa: Mungesë transparence! Rreth 1.2 milion euro çdo vit për transmetimin e kampionatit shqiptar

Ina Zhupa, deputete e PD

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, komision përgjegjës dhe për sportet dhe për mediat ka uruar fillimin e kampionatit shqiptar të futbollit dhe ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me të drejtat televizive që ka fituar RTSH për transmetimin e këtij eventi sportiv.

Bëhet fjalë për një shumë rreth 1.2 milion euro në vit sipas të dhënave paraprake dhe nuk dihet se si u arrit në këtë shumë, nëse është parashikim buxhetor i RTSH apo siç flitet për një huamarrje nga qeveria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa ka kërkuar që të bëhet transparencë para publikut.

"Pavarësisht që e konsideroj lajm të mirë marrjen e të drejtave televizive nga RTSH, si televizioni i cili mbahet me paratë e taksave të shqiptarëve, është e domosdoshme të bëhet transparencë dhe të sqarohen disa pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur dhe kostot që thuhet janë 1.2 milion euro për çdo vit (kontrata 3 vjeçare)", shkruan ajo.

Zhupa ka listuar 8 pyetje për të bërë transparencë para publikut.

"Disa pikëpyetje që vijnë nga mungesa e tranparencës dhe mënyra antiligjore e funksionit të drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Alfred Peza. A është diskutuar në Këshilli Drejtues i RTSH si e kërkon ligji përpara se kjo ofertë të behej në FSHF? - A kanë qenë blerja e këtyre të drejtave pjesë e planit strategjik, sipas pikës 7, të nenit 102 të ligjit 97/2013?. Në lidhje me shumën, thuhet se do të paguhen 1.2 milion euro çdo vit, për një periudhë 3 vjeçare. Cila është shuma e saktë dhe si u arrit te kjo shumë si propozim? A ka qenë pjesë blerja e këtyre të drejtave te buxheti i miratuar nga KDRTSH për vitin 2024 sipas pikës 16 të nenit 102 të ligjit 97/2013? Nëse përputhet me parashikimet buxhetore, atëherë pse RTSH po kërkon hua shtesë nga qeveria në lidhje me këtë shpenzim?", shkruan ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk