'Të fortët me imunitet ia morën jetën', Sula për vrasjen në Pogradec: Institucionet të mos e ‘vrasin’ për herë të dytë

'Të fortët me imunitet ia morën jetën', Sula për vrasjen në Pogradec: Institucionet të mos e ‘vrasin’ për herë të dytë

Dash Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka reaguar për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec. Sula në një postim në Facebook, ndalet te akuza e ngritur nga Prokuroria për autorin e dyshuar Denis Meçe. Prokuroria ka zbutur akuzën nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, ndërsa Sula e quan skandaloze akuzën që po rëndon ndaj të riut që rrahu për vdekje Progën.

Deputeti thotë se “të fortët me imunitet i’a morën jetën” dhe se “institucionet dështuan të parandalonin ngjarjen dhe të jepnin ndihmën e shpejtë”, por më e pakta që mund të bëjnë thotë ai, është të mos e vrasin për herë të dytë.

Në fund Sula i bën thirrje KLP, ILD që të lënë pushimet e të hetojnë rastin.

"Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Po lexoj në media se akuza e ngritur ndaj autorit qe i shkaktoi vdekjen 42-vjeçarit ne Pogradec është “Vrasje nga pakujdesia”, në një kohë që informacionet dhe dëshmitë e para janë: 42-vjeçari u dhunua barbarisht nga autori.

Nëse këto raportime janë të vërteta atëherë ky është një skandal. Mbi autorin duhet të rëndojnë më së paku akuzat: Shtrëngim për marrje pasurie dhe Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndërsa këto që ndodhin në Shqipëri nuk mund të kenë emër tjetër veçse SKANDAL, që meriton vëmendjen e të gjitha institucioneve shtetërore ku gjithësecili të nxjerrë pergjegjësit dhe t’i vendos para drejtësisë.

I ndjeri 42-veçari Eglantin Proga ishte një familjar i rregullt, i cili për të mbajtur familjen e tij bënte dy pune. Por ja që të fortët me imunitet i’a morën jetën. Institucionet dështuan të parandalonin ngjarjen dhe të jepnin ndihmën e shpejtë. Tani më e pakta është që institucionet të mos i “vrasin” për herë të dytë. I bëj thirrje KLP, ILD që të lënë pushimet e të hetojnë rastin. Autori duhet të marrë ndëshkimin sipas ligjeve ne fuqi", shkruan Sula. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij