/ATSH/- Në skenën e Teatrit Kombëtar do të shfaqet në datat 6 dhe 7 qershor, ora: 19:00, komedia "Të  gjithë burrat e  Analizës" e autorit Luigi Lunari me regji  nga Roland Minga.
Kjo është një vepër me dy akte kushtuar lirisë  së individit, çlirimit nga  rregullat e ngurta e të "trashëguara", nga  mënyra jetesës që kthehen në korniza të pacënueshme, ku dhe  vetëm "krisja" mund të përbëjë revolucion më vete.
Për  më tepër, kur protagoniste e kësaj "krisjeje" bëhet një femër, ajo shndërrohet në një të "çare", atëherë liria kthehet në një kauzë, jo thjesht për  gjininë, por për  seicilin pjesëtar të shoqërisë. Liria  e gjithë seicilit e bën shoqërinë evolucionare dhe  të ndërgjegjshme për  zhvillim.
Skenografia & kostumet nga Agron Jakupi dhe formulimi muzikor nga  Artur Dhamo. Në role aktorët: Klodiana Keço; Artan Islami; Astrit Mamaj; Jorgaq Tushe dhe  Ilirian Ali.