Të huajt na 'pushtojnë', që në mars, rriten me 64% netë-qëndrimet

Të huajt na 'pushtojnë', që në mars, rriten me 64% netë-qëndrimet

Turistë në Tiranë

Sezoni turistik ka nisur vrullshëm këtë vit, duke mos pritur fillimin tradicional të sezonit, kur afron vera.

Të dhënat e Instat bënë të ditur se në muajin mars është shënuar një rritje e ndjeshme si e vizitorëve jo rezidentë, ashtu dhe e netë-qëndrimeve të tyre.

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,6 %, në krahasim me Mars 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy
treguesit e mëposhtëm:
• numri i vizitorëve rezident është rritur me 21,5 %;
• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 68,7 %.
Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 %, në krahasim me Mars 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin
edhe dy treguesit e mëposhtëm:
• numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 21,1 %;
• numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 64,3 %.

Vizitorë
Gjatë muajit Mars 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 45,6 %, krahasuar me Mars 2023.
Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 83,3 %. Në Zonat
Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 71,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i
vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 64,1 %.

Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (62,3 %);
• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,7 %);
• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0 %).

Netë qëndrime
Gjatë muajit Mars 2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 % në krahasim me muajin Mars
2023. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar
rritje me 66,1 %.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 71,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të
vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe
akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,9 %.

Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:
• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,0 %);
• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %);
• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8 %).

Norma neto e shfrytëzimit
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e
shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 17,3 %, kundrejt 9,6 % që ishte në muajin Mars 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të
ngjashme” është 17,6 %, kundrejt 10,8 % që ishte në muajin Mars 2023./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 22/05/2024 09:21

    Mirë turistët e huaj na pushtuan por ku janë fuqia punëtore e huaj!? Pse nuk na pushtojnë dhe ata?!

    Përgjigju
    • adi: 22/05/2024 10:31

      ska jo, shqiperia PRAKTIKISHT ka mbaruar. rama 2 fjale di, kan ardh kaq tursita, dhe fajin e ka saliu. Nuk mbahet vendi me turista, ne skemi prodhim, skemi exporte. turistat qe vijne e ikin, ose qe rrijne jane pensionistat. RINIA mbaroj. pas 30-40 vitesh ndoshta do zhdukemi fare kshu si e kemi nis, jemi katandis 1.3mil banore (le ca thote instati se se mer kush per baze ate)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Flet njeriu i ndeshjes, Chiesa: Goli në sekondat e para na tronditi! Tani do të kemi përballë një skuadër të madhe

Flet njeriu i ndeshjes, Chiesa: Goli në sekondat e para na tronditi! Tani do të kemi përballë një skuadër të madhe