Të huajt 'pushtojnë' basketbollin shqiptar, Kombëtarja U-20 nuk grumbullohet pasi s'ka lojtare

Të huajt 'pushtojnë' basketbollin shqiptar, Kombëtarja U-20 nuk grumbullohet pasi s'ka lojtare

Vllaznia - Tirana në basketboll për vajza

Federata Shqiptare e Basketbollit ka rritur tarifë e regjistrimit të basketbollisteve të huaja në kampionatin tonë, kjo për t'i dhënë hov zhvillimit të talenteve vendase. Vendimi vjen në një kohë kur Kombëtarja U-20 për vajza nuk mundi të siguronte numrin e mjaftueshëm të lojtareve, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

"FAKT! Ekipi U20 vajza nuk mund të organizohej këtë vit (2023) për arsye të kontigjentit të ulët të lojtareve aktive në kampionatet kombëtare me vitëlindje 2003-04", njoftoi FSHB.

Fakt është se Kombëtarja U-20 nuk mundi të grumbullohej, pasi kontigjent ishin vetëm shtatë vajza.

"FSHB nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëhere qasje negative ndaj lojtarëve të huaj, por duke pasur si detyrë zhvillimin e basketbollit në Shqipëri, gjë e cila ka të bëjë patjeter dhe me nivelin e lojës, por me thelbesisht me përhapjen e basketbollit në Shqiperi, rritjen profesionale te lojtareve dhe trajnerëve shqiptar me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz në majën e piramides sportive, ekipin kombetar", thuhet në reagimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Në Kampionatin Evropian të verës, Shqipëria shpresonte të paraqitjej me gjashtë skuadra për vajza dhe meshkuj U-16, U-18 dhe U-20, teksa Kombëtarja U-20 e vajzave nuk muni të grumbullohej. Në kushtet kur në Shqipëri kanë ardhur shumë të huaj/a që luajnë basketboll, FSHB ka ndërhyrë për t'i dhënë më shumë hapësira të rinjve vendas.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 11/07/2023 09:55

    PO ME MIRE MOS TE KETE SKUADER SESA SI SKUADRA E UNDER 15 QE U RRAF ME 61 PIKE DIFERENCE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare kërkon rikthimin në punë: Kjo është blerja më e 'goditur' deri tani në Serie A

Igli Tare kërkon rikthimin në punë: Kjo është blerja më e 'goditur' deri tani në Serie A