Të larguarit kundër Monikës, nxehet Sabiani: Më tradhtove vëllain, ta lash amanet Ilirin! Paloma: Bravo të qoftë, u penalizova prej teje

Të larguarit kundër Monikës, nxehet Sabiani: Më tradhtove vëllain, ta lash amanet Ilirin! Paloma: Bravo të qoftë, u penalizova prej teje

Nuk kanë munguar debatet gjatë mbrëmjes së sotme të reality show-t Big Brother Vip ku në qëndër ka qenë Monika Lubonja. Zgjedhja e Monikës për zinxhirin e nominimeve është diskutuar tepër brenda shtëpisë, por nuk ka mbetur pa u komentuar as nga banorët jashtë, madje ka sjellë edhe një debat mes Monikës dhe Palomës!

Kjo e fundit akuzon Monikën se ka ndryshuar lojën tashmë që po i vjen fundi, ndërsa e akuzon se është penalizuar nga takimi me të Sabianin dhe Ilirin!

Pjesë nga debati:

Paloma: Në fillimet e saj Monika ka qenë shumë ndryshe dhe një nga personat më të afërt ka qenë Iliri. Ti je treguar grua e zgjuar ke ndryshuar lojën dhe ke bërë zgjedhjen e mirë. Por të paktën të vlerësojmë njerëzit që kemi dashur.

Paloma: I kam dëgjuar këshillat e tua, ty bravo të qoftë që ndryshove lojën, por pranoje që kuptove që njëanësia nuk është e dobishme. U penalizova në takimin tënd me Sabianin dhe Ilirin dhe dola kot.

Monika: Nuk je penalizuar për mua Paloma! Jemi penalizuar për situatën që ndodhi dhe s’kishte emra individësh. Ju lutem mos kërkoni llogari sepse në fund të kësaj loje të madhe të mbetemi njerëz. Nuk kam ndërmend ti rikthehem asaj gjëje. Në momentin që fala Donaldin kam ecur përpara!

Edhe Sabiani e quan ‘tradhëtare’ Monikën, ndërsa e akuzon se kjo është një lojë e saj për të arritur në finale!

Pjesë nga debati:

Sabian: O Monikë atë këngën tradhtare e merr ti tani! Më tradhtove vëllain, nuk doja në asnjë moment të tradhtoje Ilirin. Ilir të dua vëlla! Monika po unë të lash amanet moj, po pse moj Monikë pse! Ato psh-psh-et që na bëre te veshët sa herë kemi rrezikuar dhe kemi dal keq nga ti te publiku! Po të vjen fundi dhe strategjia jote është të shkosh deri në fund. Ilir të dua vëlla!

Monika: Se pranoj dot këtë gjë dhe e di shumë mirë që kur kanë ardhur çunat unë s’kam shkuar pas Donaldit. Nuk jam e vogël Sabian, kam pasur më shumë guxim se sa ti.

Sabian: Më vjen keq se më paske nxjerrë me lot krokodili nga ti. Të tradhëtosh mikun dhe shokun, nuk ka lidhje Donaldi fare, po të them ty si njeri.

Monika: Nuk kam tradhtuar njeri Sabian!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja