‘Të na shkojë mbarë fushata, dhe pastaj të nis një beb tjetër’ Veliaj frymëzohet nga Felaj: T'i them dhe unë gruas të inkurajohet për të dytin

Ermonela Felaj, kandidatja e PS-së për deputete në kryeqytet, ka zbuluar se pas fushatës do të nisë nga puna për të pasur një fëmijë të dytë.

Teksa ishte e pranishme gjatë një prezantimi nga drejtuesi politik, Erion Veliaj, Felaj tha se ajo është në borxh ndaj vajzës së saj të vetme, dhe për këtë po mendon që të ketë një shtatzëni të dytë. Po ashtu edhe Veliaj shtoi se do t’ja thotë këtë edhe gruas së tij.

Felaj: Se kam shumë të madhe familjen Erjon, kam vetëm një vajzë, Herën, e cila kërkon që të ketë një motër ose një vëlla, dhe i jam në borxh. Nuk është një gjë që kam hequr dorë, shpresoj që fushata të shkojë mbarë, PS të marrë mandatin e tretë, skuadra jonë të jetë një skuadër fituese, dhe pastaj të kemi të gjithë kohën, që ju të ktheheni te familja si baballarë, dhe unë të shoh për një beb tjetër, të rifilloj nga e para.

Veliaj: U ça superlajmi, do ia them dhe gruas sime këtë, që të inkurajohet edhe ajo për të dytin.


Lajmi kryesor:

6 nga kandidadët e PS në Tiranë rrëfejnë sfidat dhe jetën familjare, Veliaj: Ju tregoj sekretin, si e binda Luljeta Bozon të kandidojë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë