Të rinj e energjikë, 10 shokët e grupit 'All in Band' do të “ndezin” Bunk'Art1 më 21 qershor

Ata ishin dhjetë shokë që studionin në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Mësonin muzikë klasike kryesisht duke luajtur në instrumentet e frymës. Ata ëndërruan bashkë dhe punuan së bashku, derisa në vitin 2014 realizuan ëndrrën e tyre, të krijonin një grup të muzikës Jazz. Po cilët janë ata?

Bëhet fjalë për grupin muzikor të Jazz-it “All in Band”, që do të performojë më 21 qershor në Bunk Art1,  një nga grupet muzikore më të reja të kësaj rryme. Djemtë e “All in Band” janë të admirueshëm për mënyrën e organizimit. Plot dhjetë veta perfomojnë në një grup.

Është Besian Herri në bateri, Roland Gjura në bass, Matteo Zgjipi në piano, Eno Gjoka në saksofon, jam unë (Rajkard Bardhi) në trompë dhe gjithashtu bandës tonë do t’i bashkohet edhe Ridvan Shaqja në saks-bariton, Keidi Barbullushi në kitarë dhe Wendy Adimiri në vokal.

 Trompisti 24-vjeçar, Rajkard Bardhi

I pyetur se çfarë kanë shpresuar dhe ëndërruar të bëjnë me formimin e këtij grupi, Bardhi shprehet se:

 Ne jemi të gjithë fansa të bendeve të mëdha. Jemi të gjithë fansa të disa llojeve të zhanreve muzikorë, dhe normalisht kemi qenë të gjithë në një shkollë në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Kemi studiuar të gjithë në një vend. Ndoshta energjia e mirë e fakti që kishim, pozitiviteti na bëri që të punonim e të krijojmë këtë grup.

Rajkard Bardhi

I intervistuar nga Report TV, Rajkard Bardhi rrëfen për surprizat që do “shijojë” publiku në mbrëmjen e 21 qershorit në “Bunk’Art1”, ku do të perfomojnë live edhe tri grupe të tjera, si Marsela Çibukaj, Jericcho dhe Vitmar Basha.

Do të prekim disa nga zhanret e muzikës: Funk Fusion,Latin, Sëing, e quajtur kundër rrymës. Është edhe një këngë origjinale, të cilën e kemi perfomuar në vitin që shkoi. Është një këngë e bazuar tek muzika Swing.

Rajkard Bardhi

Rajkard Bardhi, tropisti i grupit All in Band, që do të performojë në Ditën Botërore të Muzikës, flet edhe për mesazhin që përcjellin perfomancat në muzeun e diktaturës Bunk’Art1.

 Muzika Jazz në atë kohë, as që imagjinohej që të luhej, se normalisht kishte ndëshkime deri me humbje jete. Kështu kjo është ironi që po ndodh në këtë moment. Ne po luajmë jazz në një vend që nuk është lejuar kurrë jazz-i.

Rajkard Bardhi

Bunk’Art 1 në orën 19.00, do të ndizet nga perfomonancat live të katër grupeve muzikore në Ditën Botërore të Muzikës, ndërkohë që priten të tjera surpriza. Në orën 20.00 publiku do të përfshihet në një nga ngjarjet më argëtuese; do të ndjek projeksionin live të ndeshjes së botërorit Kroaci-Argjentinë, shoqëruar me barbecue dhe “Birra Tirana Party”. 

Rajkard Bardhi e fton publikun të shkoj drejt Bunk’Art 1 në këtë festë të madhe të Muzikës “E ftojmë publikun që të na ndjekë në Bunk Art1, pasi do të dhurojmë shumë energji, dhe kemi plot surpriza ndryshe nga herët e tjera. Mirë se të vini”, thotë Rajkard Bardhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Programi-Hyrja falas/Ja çfarë do të ndodhë në Bunk’Art1 në Ditën Botërore të Muzikës

Dita Botërore e Muzikës më 21 Qershor do ta gjejë kryeqytetin me një super event muzikor e të veçantë në ambientet e Bunkart1 të quajtur "Bunk'Music". Eventi fillon në orën 19:00 në atë që njihet si salla e asamblesë në Bunkart1, nga ku do të performojnë grupet si Marsela Cibukaj & Band dhe All In Band.

Më tej pas orës 20:00 në parkun e Bunkart1, tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë live ndeshjen Argjentinë-Kroaci në një ekran gjigant, ku nuk do të mungojë birra e ftohtë dhe barbekjutë për të shoqëruar minutë pas minute këtë ndeshje.

Pas emocioneve të kësaj ndeshje në orën 21:45 eventi transferohet në pyllin e Bunkart1, ku në freskinë që ofron zona, dhe një atmosferë magjike do të performojnë live grupe të muzikës rrok Jericho dhe Vitmar Basha & Band.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet për muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta. Një natë plot muzikë e emocione futbolli për mos t'u humbur, nga ku hyrja do të jetë falas.

Ky event është i mbështetur nga Qendra Ura dhe Bashkia e Tiranës. Për të gjithë ata që dëshirojnë të festojnë 21 qershorin, Ditën Botërore të Muzikës, duke ndjekur “Bunk'Music”, te stacioni i Porcelanit i presin autobusët falas.

Programi i mbrëmjes 21 qershor:

Ora 19.00 - në sallën e Kuvendit te Bunk’art 1 koncerti jazz me Marsela Çibukaj dhe All in band 

Ora 20.00 - në parkun e Bunk’Art 1 projeksioni live i ndeshjes se botërorit Kroaci-Argjentinë

Ora 20.00 - barbecue dhe “Birra Tirana party”

Ora 21.45 - në parkun e Bunk’Art1 koncerti rock me Jericho dhe Vitmar Basha

Ora 18:17
Të rinj e energjikë, 10 shokët e grupit 'All The Band' më 21 qershor në Bunk Art
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

    Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?