Arsimi profesional, Malaj në ‘Përballje’: Shteti të bëjë politikë pagash! Eksperti i punësimit: Shkollat pamundësi për të përballuar flukset

Arsimi profesional, Malaj në ‘Përballje’: Shteti të bëjë politikë pagash! Eksperti i punësimit: Shkollat pamundësi për të përballuar flukset

Emisioni 'Përballje'

Arsimi profesional në Shqipëri po preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, pasi po e shohin atë si një mundësi e mirë për t’u integruar në tregun e punës.

Lidhur me këtë temë u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku Nora Malaj ish- zv. Ministre Arsimi u shpreh se duhet që të bëhen politika pagash nga ana e qeverisë që profesione të ndryshme të mos kenë të njëjtën pagë.

“Një inxhinier mund të marr të njëjtën pagë me një specialist, këto politika pagash në drejtim të vlerësimit të punës duhet që ti bëjë shteti. Ky arsim ka në vit më shumë se arsimi i mesëm i përgjithshëm. Nëse del një banakier, kamarierë, saldator që i tërheq edhe tregu i huaj duhet të ketë një formim bazë kulturor dhe profesional. Qeveria duhet të tregoj sa para do jap, nuk ka arsim profesional pa lekë”, tha ajo.

Për ekspertin e Punësimit, Erion Muça, vitet e fundit ka një rritje të numrit të nxënësve që ndjekin arsimin profesional.

Në një lidhje skype për emisionin, ai u shpreh se shkollat profesionale kanë pamundësi që të përballojnë flukset e nxënësve.

“Përmes politikave promovuese të arsimit profesional ka një rritje të numrit të nxënësve nga shkollat 9- vjeçare që ndjekin arsimin profesional, paragjykimi po zbehet sepse para disa vitesh ishte ajo ideja se e ndiqnin nxënësit e dobët, por dy vitet e fundit edhe në shkolla profesionale është rritur numri i nxënësve që punësohen që në vitin e parë. Tregu ka nevojë për forcë dhe krah pune, por vitet e fundit ka pak nevojë për mendje pune. Pagat sot në Shqipëri kanë ndryshuar, sot një specialist elektrik merr sa një inxhinier elektrik. Ne kur flasim për sistemin dual 50% e mësimit bëhet në klasë dhe 50% bëhet në biznese, ka një të drejtë që duhet një buxhet në rritje në funksion të arsimit dhe formimit profesional. Por, duhen edhe investime të caktuara në infrastrukturë për zgjerimin e kapaciteteve në këto shkolla, sepse kanë pamundësi për të përballuar flukset e nxënësve”, tha ai.

Ndërsa, mësuesja Tereza Marku, u shpreh se arsimi ka nevojë për më shumë investim.

“Duket që të fillojmë nga një investim më i madh kjo do të joshte edhe nëxnësit me mesatare të lartë, siç është shkolla e IT ajo merr nxënës me 10 mesatare sepse ka seriozitetin, praktikën dhe e ka ndërtuar punë që krijon seriozitet dhe besueshmëri. Por, unë do thosha një investim më i madh në arsimin total do rriste synimin e nxënësve për të filluar në arsimin profesional”, tha ajo.

S.B/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës