Të rinjtë duan të bukurën dhe modën, stilistja: Veshja vetëvlerësim e shprehje personaliteti

Jemi në stinën e verës dhe sigurisht një ndër zgjedhjet e të rinjve për t’u dukur bukur e në stil janë edhe veshjet. Por cilat janë preferencat e të rinjve shqiptarë dhe a shpenzojnë mjaftueshëm për veshjet e tyre ata kanë dhënë këtë përgjigje ?

Përmes një vëzhgimi të Report TV ajo që vihet re është se dëshira për të qenë të veshur bukur e në modë , e thënë ndryshe me një veshje me firmë, është rritur shumë tek vajzat dhe djemtë shqiptarë të moshave të ndryshme. Por, pavarësisht firmave ajo që ata preferojnë më shumë është të kenë një stil të tyrin të veçantë.

 “Varet nga gjendja shpirtërore, ndihem tepër sportive jam e gatshme për t’u veshur sportive, në qoftë se dua të ndihem më mirë, pak më e kuruar vishem pak më shumë,  më tepër provokuese pak më ekstra. Por përqendrohem më shumë tek rasti tek eventi ose sesi ndihem unë”, shprehet një qytetare.

“Diçka që më pëlqen ta bëj herë pas here, mund të vishem me rroba thjesht që s’kanë emër, por mund të vishem edhe me rroba që janë të njohura, të firmës”, shprehet një nga të rinjtë. 

“Krejt lekët, shoqet e mia por edhe unë ndonjëherë  i shpenzojmë për veshje firmato”, thotë një adoleshente.

Për të rinjtë në ditët e sotme veshja dhe estetika e jashtme është e rëndësishme  pasi për ta ajo është edhe një shenjë që tregon personalitet e ju jep atyre një status të veçantë dhe në shoqëri.

“Pamja e jashtme është një lloj reference për të tjerët, është njëlloj si ai Cover-i i librit, pavarësisht se është fasadë e ka njëlloj impakti  tek të tjerët, tërheq vëmendje”,  shprehet një qytetare.

Migena Elezi stiliste prej 12 vitesh në dizajn e profesion ka ateliane dhe dyqanin e saj në kryeqytet teksa flet për trendet e fundit të veshjeve, shpjegon se pavarësisht ndonjëherë janë të kushtueshme veshjet e firmave janë ato më të kërkuarat nga të rinjtë shqiptarë .

“Mendoj se janë të dy gjinitë që kërkojnë tek vetja për t’u dukur sa më mirë si femrat dhe meshkujt, sigurisht që janë femrat ato që kurohen e  synojnë të  bëjnë blerje më shumë, por që edhe meshkujt kanë filluar të jenë akoma më shumë detajist në pjesën e veshjeve”, shprehet stilistja Migena Elezi.

Stilistja tregon se në krahasim me meshkujt, femrat janë ato që u drejtohen me shpesh dyqaneve të modës dhe kërkojnë të kenë gjithnjë një stil të veçantë e më të personalizuar .

“Të flasim për shifra është pak e vështirë sepse varet flasim për modele të ndryshme , për copa të ndryshme apo stilime të ndryshme  por le të themi një shifër të vogël duke filluar nga 20 mijë deri në 200 apo 300mijë lekë të vjetra”, thotë stilistja Elezi.

Dyqanet,  sallonet e sotme të veshjeve të modës shpesh janë të paduruara kur vjen fjala  për të ndihmuar me ofertat klientët, por ajo që nuk mungon nga ana e të rinjve është edhe vëmendja e tyre ku ajo që bën diferencë në çdo rast në zgjedhje janë  jo vetëm çmimi, por edhe “etiketat”. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi