Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një tjetër shembull sot se si Pakti për Universitetin po zbatohet 100%, ku të rinjtë ekselentë përfitojnë vend pune në administratë përmes platformes punetembare.al.

Duke postuar nje foto ne rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se te rinjte ekselente nëpërmjet platformës së DAP u punësuan menjëherë në strukturën më të re të Ministrisë së Shëndetësisë, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.