VIDEO/ Po performonte Stresi, të shtëna me armë në koncertin e mbajtur tek Parku Olimpik natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Në kërkim autori (EMRI)

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar natën e ndërrimit të viteve, (31 dhjetor 2024 - 1 janar 2025)  në një koncert që mbahej në sallën e Parkut Olimpik. Autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, në momentin kur ka qenë duke performuar reperi Stresi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim si autor të ngjarjes, Jetmir Pepa ose i njohur ndryshe si Mir Pepa. Emri i tij është lakuar edhe në konfliktin e motrave Berisha të cilat dhunuan blogeren Klea Prenga, pasi përflitet si ish-partneri i Marinela Berishës.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pak pas mesnate në datën 1 janar 2025, në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba”, e cila është marrë me qira nga Cinco Cavalli Group për organizimin e eventit. Cinco Cavalli është një nga clubet më të mëdha në kryeqytet, ndërsa pas Stresit pritej të performonte edhe Dafina Zeqiri. 

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka krijuar panik te pjesëmarrësit pasi ambienti ishte i mbushur plot me të rinj e të reja që ishin duke festuar natën e ndërrimit të viteve. 

Në këto video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dëgjohet edhe momenti i të shtënave teksa këndonte Stresi. Ky i fundit, dallohet menjëherë teksa ikën nga skena i shoqëruar nga një truprojë.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se autori është neutralizuar nga të pranishëm në koncert, të cilët e kanë qëlluar me grushte e gota. Ky i fundit, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i  këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur  identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.  Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale  të  autorit të dyshuar”, njofton policia.

Pas të shtënave, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat. Blutë kanë shoqëruar dhe kanë marrë në pyetje disa persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre. Në të njëjtin koncert të organizuar nga Cinco Cavalli ishin të ftuar edhe disa artistë të tjerë, si Noizy, Dafina Zeqiri, Elgit Doda dhe Alban Skënderaj.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

Posteri për organizimin e eventit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tes: 03/01/2025 06:31

    Dhe nje park sportive e kthejne ne tallava.

    Përgjigju
  • Sali: 02/01/2025 19:56

    Qe do ishte malok ai qe qelloi me pistolete dihej.po kte sresin me gjithe ato ceshtje e kerkohet nga policija si nuk arestohet e denohet?

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 02/01/2025 16:42

    Mafia e miellit te tan jan ata që kan organizu edhe këngetarët bashk me ata që ju shkojn mbrapa si qentë të lëpijnë naj copë mish, këta jan e keqja e shoqërise që japin shembull rrugaçerie. Ku ka përfundu riania haj medet për ata njerëz pa të ardhme.

    Përgjigju
  • Hahaha: 02/01/2025 14:51

    Kush I degjon keta kengetar dhe muziken e tyre

    Përgjigju
  • Vin bufi: 02/01/2025 14:46

    Prisni se nuk kini pare gje akoma kush do ta arestoje kete tipin, shefi i ri qe eshte patrioti i tij apo zv shefi qe ben pazaret me pronaret, keta jane shefat e ulianit

    Përgjigju
  • toni: 02/01/2025 14:40

    KUDO KU KENDON STRESI,,KA PROBLEME,,MALOK HESAPI....

    Përgjigju
  • veri: 02/01/2025 13:05

    Është e turpshme që ky plerë nuk arrestohet.

    Përgjigju
    • Arrestimi sa gje: 02/01/2025 14:06

      E cuditshme si nuk po ja futin akoma ndonje plumb kokes

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, rrezikon dhe e treta (VIDEO)

Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, rrezikon dhe e treta (VIDEO)