Një 37-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Sevaster të Bashkisë Selenicë.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, shtetasi Sh. K. ka marrë plagë në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë një i afërm i tij që ka njoftuar menjëherë 129-n dhe 127-n për situatën. Transporti nga Sevasteri është kryer fillimisht nga i afërmi i të plagosurit, ndërsa më pas ai është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar drejt spitalit.

Policia po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.