Ndërtuesi në Tiranë plagoset me armë zjarri! Të lënduar dhe dy të tjerë! VIDEO e sherrit të përgjakur! Reagon biznesmeni: S'kam lidhje, nuk kam qenë në kantier

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm (13 janar) në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj. I lënduar ka mbetur një kalimtar i rastit si edhe roja e i pallatit në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën "Ndre Mjeda" ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë drejt biznesmenit. Sino Llanaj ka pasur më parë konflikt me një person tjetër, Albert Allmuça, të dy ortakë në fushën e ndërtimit. Ndaj fillimisht u dyshua se kishte qenë ai pjesë e kësaj ngjarje.

Albert Allmuça shkoi në polici dhe është shprehur se nuk ka qenë pjesë e kësaj ngjarje. Gjithashtu ka reaguar dhe firma e këti ndërtuesi, "Star Construction" e cila  thotë se Albert Allmuça nuk ka qenë fare prezent në kantierin e ndërtimit gjatë ditës së sotme. Gjithashtu në reagimin e kompanisë së Albert Allmuçës, thuhet se me vendim gjykate, kompania e Sino Llanajt i detyrohet kompanisë së Allmuçës një shumë prej 260 milionë lekësh të reja.

I plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit me iniciale K.K. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zona është e pajisur me kamera të shumta sigurie, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Para rreth 6 muajsh, për shkak të konflikteve që kanë patur me njëri-tjetrin dy pronarët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, në lidhje me mënyrën se si kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë kanë patur një konflikt i cili ka çuar në bllokimin e rrugës me kamionë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Konflikti për pallatin në Tiranë, firma e ndërtuesit sqaron: Albert Allmuça nuk ka qenë prezent në kantier! Firma e të plagosurit na detyrohet 260 mln lekë

1610529757_Sequence03.00034010.Still019.jpg

Pas publikimit se Albert Allmuça u përfshi në ngjarjen e sotme ku mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, ka reaguar administratori i shoqërisë në pronësi të Allmuçës. Në reagimin e saj, firma e Albert Allmuça shkruan se firma e Sino Llanajt me vendim gjykate i detyrohet 260 milionë lekë.

Deklarata e plotë:

Administratori i shoqërisë “Star Construction shpk”, Z. Albert Allmuça, nuk ka qënë prezent në asnjë moment ditën e sotme në kantierin e ndërtimit. Pas marrjes së informacionit se disa persona kishin sulmuar rojet e kompanisë private të sigurimit të kantierit, z. Allmuça u paraqit menjëherë pranë komisiariatit nr. 2 për t’u informuar për ngjarjen. Cdo informacion, i cili ka shoqëruar ngjarjen e sotme duke implikuar shoqërinë “Star Construction shpk”, dhe administratorin e saj, ka qënë dashakeqas me qëllim prishjen e imazhit të shoqërisë dhe administratorit Z. Allmuça, i cili ushtron aktivitetin e tij me korrektësi në fushën e ndërtimit që prej viti 1994.

Në respekt të së vërtetës dhe mbrojtjes ligjore për cënimit të imazhit publik, kërkojmë që mediat tuaja të përgënjeshtrojnë informacionet e pasakta dhe t’i referohen burimeve zyrtare për këtë ngjarje si dhe dokumentacionit përkatës, të cilat mund të vendosen në cdo kohë në dispozicionin tuaj. Në lidhje me marrëdhënien juridike me shoqërinë “Llanaj Ndërtim shpk”, sqarojmë se:

Kompania “Star Construction shpk” është investitore dhe zbatuese e vetme e punimeve në kompleksin e banimit në territorin e zones kadastrale Nr.8220, me numra pasurie 7/336, 7/259, dhe 7/260, midis rrugeve “Ndre Mjeda” dhe “Babe Rexha”, Tiranë, e pajisur me leje përkatëse ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në fillimin e punimeve kompania “Star Construction shpk” ka kryer një kontratë bashkëfinancimi me “Llanaj Ndërtim shpk” për të siguruar një pjesë të punimeve në kompleks. Të drejtën ekskluzive për të nënëshkruar kontratat e shitjes së apartamenteve dhe njësive të shërbimit i përket shoqërisë “Star Construction shpk”. Për mospërmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e bashkëfinancimit nga ana e shoqërisë “Llanaj Ndërtim”, si dhe për lidhjen e kontratave të prenotimit të ambjenteve të banimit apo shërbimit me palë të treta, subjektet iu drejtuan gjykatës dhe prokurorisë së Tiranës.

Gjykatë e Tiranës me vendimin nr.1416, datë 02.03.2020 të gjykatës Tiranë, njohu vlerën e detyrimit prej 260 milionë lekë të reja të “Llanaj Ndertim shpk” ndaj “Star Construction shpk”. Ky vendim është ankimuar dhe pritet që të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit për të marrë formën e prerë dhe dhënë zgjidhje problemit të krijuar për qytetarët.

Ngjarja e sotme është në vazhdën e një sërë veprimesh të kundraligjshme ndaj punonjësve të kompleksit, nga z.Llanaj apo persona të tjerë të orkestruar prej tij. Duke qëndruar në krah të qytetarëve të prekur nga kjo ngjarje e rëndë, mbetemi në pritje të vendimmarrjes të shpejtë dhe të drejtë të institucioneve të drejtësisë dhe ato ligjzbatuese. 

Ora 12:23
Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj në Tiranë, Albert Allmuça shkon në polici, pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen

1610528607_plagosjatirane.jpg

Biznesmeni Albert Allmuça ka shkuar në polici dhe ka dhënë dëshmi për ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-parkut të autobusëve. Ai pretendon se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Ora 11:38
Njoftimi zyrtar i policisë: Plagoset me armë biznesmeni Sino Llanaj pas një konflikti të çastit, në kërkim persona të tjerë të përfshirë

1610528671_tirane.jpg

Policia ka sjellë versionin zyrtar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-parkut të autobusëve. Ngjarja ndodhi në orën 09:20 ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë Sino Llanaj, 45 vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur dhe një kalimtar i rastit me iniciale K.K., 42 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Ora 10:42
Konflikti mes 2 ortakëve në Tiranë, në gusht të vitit të kaluar u gjet një roje i pajetë në pallatin në ndërtim

1610528813_tirana7.jpg

Kujtojmë që në muajin gusht të vitit të kaluar në të njëjtin pallat në ndërtim u gjet i pajetë një roje i identifikuar me iniciale N.B. 50 vjeç.

Ai u gjet në sheshpushimin e katit të dytë të këtij pallati teksa roja ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Ora 10:37
Shkëmbimi i zjarrit, një plumb kap xhamin e një makine të parkuar

1610530913_xhami.jpg

Nga shkëmbimi i zjarrit, një prej plumbave ka kapur dhe xhamin e një makine që ka qenë e parkuar në oborrin e pallatit për të cilin janë konfliktuar.

Ora 10:35
U konfliktuan për shitjen dy herë të apartamenteve, momenti i sherrit me Sino Llanajt 4 ditë më parë (VIDEO)

Këto janë pamjet nga sherri i ndodhur 4 ditë më parë në Astir, ku ishte protagonist ndërtuesit Sino Llanaj. 

Në këtë video shfaqet Sino Llanaj i cili ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur në kokë.

1610530381_sinollanaj.jpg

Ora 10:30
Sherri mes 2 ortakëve/ Pronarja e truallit ku u ndërtua pallati: Biznesmeni më ka marrë tokën, por nuk më ka dhënë lekët! (VIDEO)

Jemine Durishti është pronare e 30 metër katror tokë ku është ndërtuar pallati dhe që nuk ka marrë paratë. Në total sipas saj janë 4800 euro që nuk ia ka paguar bizmesmeni.

“Unë jam pronare e tokës, kam për të marrë 4800 euro, kam 3 muaj që vij fshihet ai. E ruan cuni i vogël me Fuoristradë, edhe thotë ‘do t’i japë, do t’i japë’ se jam në gjyq, se do marr në kredi, unë i dua ato lekë se dua të shtrohem në spital. Kam konflik me Bertin (Albert Allmuça). Nuk e di ca konglikesh ka ai, jam futur brenda në zyrë. Ka shitur nga 3 herë një hyrje, është mbytur në borxh, kush e di sa borxhe ka, nuk kam bërë kallëzim penal se nuk kam fuqi. Kërkoj nga shteti të më japë 4000 se i dua për spital, 800 le t’i mbaj. Kam punuar gjithë jetën nuk i km marrë njeri 1 qindarkë”, shprehet zona.

Ora 10:22
Të shtënat me armë në Tiranë/ Ky është kompleksi që u bë ‘mollë sherri’ mes 2 ortakëve

Ky është kompleksi që u bë ‘mollë sherri’ mes 2 ortakëve në Tiranë, Sino Llanaj dhe Albert Allmuça. 

Ora 10:19
Plagosja me armë në Tiranë, konflikti një javë më parë në zonën e Astirit (VIDEO)

Biznesmeni Sino Llanaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm mësohet se është zënë edhe një javë më parë në zonën e Astirit

1610529757_Sequence03.00034010.Still019.jpg

 

Ora 09:59
Sherri për nje pallati në ndërtim, zbardhet emri i të plagosurit! I lënduar dhe roja

1610528671_tirane.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se i plagosur nga të shtënat me armë në Tiranë ka mbetur Sino Llanaj, ndërkohë që mësohet se i lënduar nga mbetur edhe roja i pallatit në ndërtim. Autori, Albert Allmuça është shpallur në kërkim.

E.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 13/01/2021 12:44

    Është krim dhe gjynaf me mashtru njerzit e shkreht që punojn gjith jeten pë një shtëpi dhe pastaj dalin kto horrat të mashtrojn. Ste vret kush kot jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse