‘Teatri i Gjergj Fishtës’, studiuesi: Jemi në borxh me të, duhet të ngjitet në skenë dramaturgjia fishtjane

Monografia “Teatri i Gjergj Fishtës” (botime ‘Fishta’ 2020) me autor Tonin Çobanin dhe Ndue Ballabanin botohet në 149-vjetorin e lindjes së poetit tonë kombëtar.

Studiuesi Tonin Çobani teksa rrëfen në “ReportTV” këtë anë të panjohur të Fishtës, e cilëson atë, si dramaturgun dhe regjisorin e parë të Teatrit kombëtar të shqiptarëve

Gjergj Fishta është marrë me të gjitha gjërat që i duhen një teatri; dramaturgji, regji, skenografi edhe organizim. Në vitin 1902, kur Fishta vendosi që gjuha e mësimit të jetë gjuha shqipe me kurajë intelektuale, kërkoi që edhe aktivitet jashtëshkollore të bëhen në gjuhën shqipe. Kjo është shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare, pasi në këtë rast nis edhe teatri shqiptar. Kur themi “Teatri i Fishtës” do të themi Teatri i françeskanëve, kur përmendim françeskanët janë edhe jezuitët, që të dyja këto bashkë përbëjnë edhe Teatrin e Shkodrës. Kur themi Teatri i Shkodrës, duhet të themi dhe Teatri i Shqipërisë, se nuk ka qytet tjetër me shqiptarë, ku të luhen shfaqje teatrore”, thotë Tonin Çobani.

Sa u përket mesazheve që përcjellin 40 veprat teatrore të Gjergj Fishtës, fishtologu Tonin Çobani rrëfen, se janë sa fetare aq edhe kombëtare.

 “Ne jemi mësuar, që të dallojmë religjionin nga veprimtaria kulturore, patriotike, e rilindjes sonë. Fishta i takon krahut, që kërkon që të lançojë kulturën kombëtare në të gjitha mënyrat. Teatri është gjuha kryesore. Problemet që shtron Fishta në teatër, janë në radhë të parë kombëtare. Kombëtare dhe fetare, që janë të lidhura me njëra tjetrën”, shprehet ndër të tjera Tonin Çobani.

Ndonëse, pas viteve ’90 regjisorët kanë ngjit në skenë dy vepra të Fishtës, si “Gomari i Babatasit” apo edhe “I ligu për mend”, shkrimtari Tonin Çobani shprehet se regjisorët duhet të kujdesen për t’i ngjitur në skenë me një regji bashkëkohore dramaturgjinë fishtjane.

“Unë do të thoja se Gjergj Fishtës nuk i njihet merita aspak në fushën e teatrit, përveçse nga regjisorët, që kanë shkruar kujtimet e tyre pas viteve ’90, pasi më herët nuk botohej gjë nëse përmendej Fishta. Meritë do të ishte nëse do të viheshin në skenë veprat nga regjisorë të rinj, në forma regjisoriale bashkëkohore, vlera që i ka teatri i Fishtës. Mjafton të përmendim “Gomari i Babatasit”, që mund të reflektojë në çdo drejtim. Në këtë kuptim mendoj se Fishta do të arrinte dhe tek misioni i vet, që është misioni i së të ardhmes dhe jo i së shkuarës. Teatrot tona i kanë borxh Gjergj Fishtës, prandaj duhet të vendosin në skenë pjesët e tij”, përfundon fishtologu.

Disa nga veprat e botuara të Fishtës janë: “Të kthyemit e Uliksit në Itakë” (ose “Odisea”), botuar dhe shfaqur më 1909, “Sh’Francesku i Asizit”, “Gjuha e mësimit”, “Shqiptari i qytetnuem”, “Juda Makabe” e shumë të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje