Teksti i këngës ''Bow Down'' mollë
sherri mes Encës dhe rreperit Noizy 

Teksti i këngës ''Bow Down'' mollë<br />sherri mes Encës dhe rreperit Noizy 
Miqësia mes rreperit Noizy dhe Enca Haxhias duket se nuk po shkon si më parë. Suksesi i këngës ‘’ Bow Down’’ së lançuar këtë verë është pasur me një konflikt autorësie mes dy këngëtarëve.

Enca pas arritjes së 30 milionë klikimeve në youtube të këngës ‘’Bow Down’’ ka shkruar në instagram “Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion, sapo ka arritur 30 milionë’’.

Kjo deklaratë mesa duket nuk i ka pëlqyer shumë rreperit Noizy i cili ka reaguar menjëherë duke korrigjuar Encën, pasi sipas tij ai është autori i kësaj kënge. 

“30 milionë, sa për të të korrigjuar Enca Haxhia. Është diçka që unë e kam krijuar, në rast se harrove. Dhe po, je e falur. Paqe”, kjo është përgjigja e Noizyit. 

Të dy këngëtarët më pas kan fshirë shkrimet, por Enca ka vazhduar të postojë pastime të tjera të Snapchat të llojit: ‘’ Unë dhe ai ishim të pandarë’’…

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv